Kallas: Rusia po planifikon akte sabotimi, duhen më shumë anije në Detin e Kuq

28 Shtator 2026 | 10:21

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të hënë se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotim në Evropë.

“Ne duhet të jemi vigjilentë sepse shohim në raportet e inteligjencës se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulmesh kundër demokracisë sonë – për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos e ndihmojnë Ukrainën “, tha Kalas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Kalas tha gjithashtu se BE-së i duhen më shumë anije për ta bërë operacional misionin e saj “Mburoja” për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq.

Duke folur pas mbërritjes së saj në takimin e ministrave evropianë të mbrojtjes, Kallas tha se po u bën thirrje shteteve anëtare të kontribuojnë më shumë në mision, por ende nuk ka marrë angazhime të reja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivizimi i vullkanit Etna bllokon aeroportin e Katanias për të tretën ditë radhazi

Fluturimet në aeroportin e Catanias në Itali do të mbeten të pezulluara të hënën për të tretën ditë radhazi, pasi hiri vullkanik nga vullkani Etna...
10:00 | 28/09/2026

Aksident i rëndë në Turqi, shtatë të vdekur dhe 13 të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar në provincën Gaziantep, në juglindje të Turqisë. Si pasojë, kanë humbur jetën shtatë persona dhe janë plagosur shumë të...
09:12 | 28/09/2026

Çfarë dimë për hetimin kundër terrorizmit në bazën amerikane në Britani

Pesë burra janë arrestuar nën dyshimin për vepra penale me eksplozivë dhe terrorizëm, pasi një incident i madh u deklarua në një bazë ajrore në...
08:03 | 28/09/2026