I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkon rigjykim të çështjes, pretendon shkelje të të drejtave

Aktualitet

1751199290_laerthaxhiu.jpg
I akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij.

Relatore e çështjes është caktuar Sonila Bejtja, ndërsa ai pretendon shkelje të Kushtetutës pasi vendimet gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të tij.

Vendimin e GJKKO, e kishte lënë në fuqi edhe Apeli, edhe Gjykata e Lartë.

Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.

Kush është Laert Haxhiu dhe armiqësia me Aldo Baren

Laert Haxhiu ishte fëmijë kur banda e Aldo Bares i dogji shtëpinë, i vranë dhe të afërm dhe ashtu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, po ashtu dhe Orges Bilbili.

Laert Haxhiu nuk ka ndonjë arsimim, por ka profil të madh kriminal.

Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij. Dyshohet se në krim mori pjesë edhe Orges Bilbili.

Ishte nëna e Gerti Lalës që i identifikoi ata si vrasësit e të birit. Laert Haxhiu u shpall fajtor për vrasjen dhe doli nga burgu në vitin 2014.

Kishte vetëm 8 muaj që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në 2015-ën për trafik droge. Haxhiu tentoi t’i shpëtonte policisë, por pasi u hodh nga 3-4 metra lartësi, theu këmbën.

Në momentin e prangosjes, ai i tha policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin.

Haxhiu kishte një linjë autobusësh me Greqinë dhe dyshohet se bënte edhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u dënua me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg, megjithëse policia i gjeti 1.2 kilogram kokainë.

ME TE LEXUARAT