LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në fokus hetimi ndaj ish-drejtoreshës së SHISH dhe siguria e informacionit të klasifikuar

• Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Bajram Begaj, ku në qendër të diskutimeve ishte situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. • Mbledhja nisi në orën 08:30 dhe morën pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, disa ministra përgjegjës dhe drejtues të institucioneve të sigurisë. • Diskutimet u fokusuan te siguria kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në SHISH. • Gjithashtu morën pjesë edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. • Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare. • Hera e fundit kur është mbledhur ky Këshill ishte në Qershor 2023 ku u diskutua “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

4 artikuj për këtë temë.

31 MINUTA ME PARE

Mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kush mori pjesë në tryezën e thirrur nga Begaj

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Foto ilustruse

TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbyllur pas një ore nga nisja e saj.Takimi u zhvillua pas hetimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në mbledhje mori pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, disa ministra përgjegjës dhe drejtues të institucioneve të sigurisë. Diskutimet u fokusuan te siguria kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në SHISH. 

ANËTARËT E KËSHILLIT TË SIGURIMIT

Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës.
1. Kuvendi – Kryetari Niko Peleshi
2. Këshilli i Ministrave – Kryeministri Edi Rama
3. Ministria e Mbrojtjes, Ermal Nufi
4. Ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha
5. Ministria e Drejtësisë; Toni Gogu
6. Ministria përgjegjëse për Punët e Brendshme; Ervin Demo
7. Ministria përgjegjëse për Financat; Petrit Malaj
8. Ministria përgjegjëse për Transportin dhe Energjinë; Enea Karakaçi
9. Komisioni i përhershëm parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen – kryetari i tij; Bledar Çuçi,
10. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura – Shefi i Shtabit; Arben Kingji
11. Shërbimi Informativ i Shtetit – Drejtori; Elvis Lila
12. Policia e Shtetit – Drejtori i Përgjithshëm. Skënder Hitaj./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Skandali i SHISH dhe shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Foto ilustruse

TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Bajram Begaj sapo ka nisur, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Mbledhja ka nisur në orën 08:30, ndërsa marrin pjesë një sërë personalitetesh dhe drejtues institucionesh. 

Në mbledhje pritet të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe Ministri i Brendshëm Ervin Demo. Po ashtu, pritet të jenë të pranishëm Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, si dhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Diskutimet pritet të përqendrohen te siguria kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në SHISH. Në takim pritet të trajtohet edhe drejtimi i institucionit pas largimit të Hysenit, ndërsa Elvis Lila pritet të vijojë të drejtojë SHISH-in në detyrë të komanduar./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Pamje

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare. Kjo mbledhje vjen pas skandalit të SHISH, ku ish-drejtoresha Vlora Hyseni është vënë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH Elvis Lila./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Arrestimi i Vlora Hysenit, mblidhet sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
Foto ilustruse

TIRANA- Bajram Begaj do të mbledh ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit.

Në mbledhje pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha. Gjithashtu do të marrin pjesë edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor i Presidentit të Republikës për çështjet e sigurisë kombëtare.  Hera e fundit kur është mbledhur ky Këshill ishte në Qershor 2023 ku u diskutua  “Gjendja e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë”./Dosja.al

Sondazh

Poll

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!