Detaje/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas 90 minutash diskutime, i pranishëm edhe kreu i SPAK

28/09/2026 11:48

 Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 90 minuta.

Në mbledhje mori pjesë edhe kreu i SPAK Klodian Braho, me ftesë të Presidentit. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se k krahas 14 anëtarëve permanent, presidenti ftoi edhe persona të tjerë, në varësi të tematikës.

Pas përfundimit të mbledhjes, pritet një deklaratë nga Presidenca lidhur me diskutimet dhe çështjet e trajtuara gjatë takimit.

Pas përfundimit të mbledhjes, pritet një deklaratë nga Presidenca lidhur me diskutimet dhe çështjet e trajtuara gjatë takimit.

Një deklaratë e tillë pritet të publikohet nga Presidenca, në një situatë të ngjashme me mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në vitin 2023, kur në fokus ishte sulmi kibernetik i Iranit ndaj institucioneve shqiptare.

Top Channel