Pak kohë dhe shumë gjëra për të treguar. Kombëtarja italiane do të zbresë në fushë në Turqi për të harruar humbjen e Olimpicos ndaj Belgjikës dhe të rigjejë besimin edhe në kuadër të ndeshjes të së premtes ndaj Francës. Në Bursa, ndeshjen ndaj skuadrës së Montellas që nuk do të ketë në dispozicion Calhanoglu dhe Yildiz për shkak dëmtimi, është thuajse si një finale për Të Kaltrit për të larguar hijen e vendit të fundit dhe si pasojë edhe rrezikun e rënies në Ligën B të Nations League.

Ndërkaq, Mancini po përpiqet t’i japë një identitet të ri një grupi që pjesërisht është i rinovuar dhe me një pjesë tjetër që përballen me fantazmat e Zenicas dhe moskualifikimit për herë të tretë radhazi në Botëror.

Trajneri nuk do të ndryshojë skemën 4-3-3 që e aplikoi edhe në aventurën e tij të parë në pankinëne. 4 herë kampionëve të botës dhe mbi të cilën do të vendosë bazat e një rilindje të re. Por ata që do të interpretojnë këtë skemë në ndeshjen ndaj Turqisë do të jenë të ndryshëm nga ata që luajtën të premten e kaluar.

Dhe kjo jo vetëm sepse në Coverciano qëndruan 10 futbollistë,  Barella, Mancini, Coppola, Pessina, Kouadio, Ahanor, Inacio, Zoma, Ricci e Maldini, por edhe vetë ndeshja kërkon ndryshime në formacionin. Përpara Donnarummas do të ketë revolucion në mbrojtje me Kayode në të djathtë, Scalvinin dhe rikthimin e Bastonit në qendër dhe një mes Calafiorit e Ruggerit në të majtë

Në mesin e fushës do t’i jepet shans Doumbia pas paraqitjes pozitive kur hyri në fushë ndaj Belgjikës. Përkrah tij do të jetë Frattesi dhe i paprekshmi Tonali. Doumbia është në avantazh në balotazhin me Fagionin, ndëesa në sulm mund të konfirmohen Pio Esposito dhe Cambiaghi, ndërsa Kean mund të niset nga stoli për t’i lënë hapësirë Raspadorit në krahun e djathtë.

Turqi-Itali, formacionet e mundshme

Turqia (4-3-3): Altay, Celik, Demiral, Kabak, Elmali; Ozacan, Arda Guler, Kokcu; Yunus, Baris Yilmaz, Can Uzun. Trajner Vincenzo Montella. 

Italia (4-3-3): Donnarumma; Kayode, Scalvini, Bastoni, Calafiori; Frattesi, Tonali, Doumbia; Raspadori, Pio Esposito, Cambiaghi. Trajner Roberto Mancini. 

Top Channel