Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjyqtarët refuzuan të uleshin në tryezë me të, Edi Rama: Nesër do të hartohet ligji i ri për pagat (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Gjyqtarët refuzuan të uleshin në tryezë me të, Edi
Edi Rama

Vetëm pak minuta pasi Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve refuzuan takimin ku ishte parashikuar të flitej për pagat e magjistratëve në orën 12:30 të ditës së sotme, Kryeministria ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me situatën.

Në reagimin e bërë nga ana e Kryeministrisë theksohet se dialogu mes palëve është shumë i rëndësishëm duke shtuar se do të ishte një proces i pavarur.

“Mirëkuptojmë këtë kërkesë, ndonëse vlerësojmë se dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet aktorëve të ndryshëm të sistemit të drejtësisë mbetet i rëndësishëm dhe, në parim, i pavarur nga procese të tjera që mund të zhvillohen paralelisht.”, shkruhet në reagimin e bërë nga Kryeministria.

Më tej bëhet me dije se ditën e nesërme do të vijojë puna për hartimin e ligjit të ri mbi pagat për të cilin ishte përgatitur një parashtrim, me të cilin do të ballafaqoheshin të dyja palët në takimin që ishte parashikuar të mbahej sot, por që u refuzua nga magjistratët. 

“Duke filluar nga dita e nesërme, do të vijojmë punën për hartimin e ligjit të ri mbi pagat, mbi të cilin ishte përgatitur edhe një parashtrim i përgjithshëm, me synimin për ta shtruar si pjesë të diskutimit dhe dialogut të përbashkët gjatë takimit.”, theksohet më tej në reagimin e Kryeministrisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese