Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagat e magjistratëve/ GJKKO, Gjykata e Lartë dhe shoqatat e magjistratëve refuzojnë ftesën e Ramës: Çështja është ende në Gjykatën Kushtetuese

    I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes. Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

    Disfata e Gjermanisë në Nations League, Schweinsteiger shpërthen në kritika: Tani jemi mediokër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pagat e magjistratëve/ GJKKO, Gjykata e Lartë dhe shoqatat e magjistratëve refuzojnë ftesën e Ramës: Çështja është ende në Gjykatën Kushtetuese
    Aktualitet

    Pagat e magjistratëve/ GJKKO, Gjykata e Lartë dhe shoqatat e magjistratëve refuzojnë ftesën e Ramës: Çështja është ende në Gjykatën Kushtetuese

    September 28, 2026
    Pagat e magjistratëve/ GJKKO, Gjykata e Lartë dhe shoqatat e magjistratëve refuzojnë ftesën e Ramës: Çështja është ende në Gjykatën Kushtetuese

    Ftesa e kryeministrit Edi Rama për një tryezë konsultimi mbi pagat e magjistratëve është refuzuar nga GJKKO, Gjykata e Lartë, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve.

     Ato thonë se nuk do të marrin pjesë në diskutimet për një skemë të re pagash, pasi ligji i ri që u miratua nga Kuvendi tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet pritur vendimmarrja e saj përpara se kjo çështje të diskutohet me qeverinë. Megjithatë, magjistratët theksojnë se refuzimi i kësaj tryeze nuk nënkupton mbylljen e dialogut mes institucioneve.

    Në një përgjigje drejtuar Kryeministrisë, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi thotë se në kushtet kur çështja e pagave të magjistratëve është në duart e Gjykatës Kushtetuese, diskutimi për këtë temë do të ishte i pavend.

    “Për një çështje kushtetuese tashmë të shtruar për gjykim, fjala i përket Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, dialogu për këtë objekt mund të jetë substancial dhe efektiv pasi ajo të jetë shprehur”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Lartë.

    Ndërsa GJKKO, në një reagim për Report tv mediat sqaron se i ka kthyer përgjigje Kryeministrisë se nuk marrin pjesë në atkim, pasi janë në pritje të vendimit të Kushtetueses.

    “Ditën e premte më datë 25.09.2026 GJKKO i ka kthyer përgjigje zyrtare që nuk do të marrë pjesë në takim pasi është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e GJKKO.

    Të njëjtin argument sjell edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë si edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëv, të cilat thotë se nuk mund të marrin pjesë në një tryezën për pagat deri në përfundimin e procesit të nisur nga shoqatat e magjistratëve në Kushtetuese.

    “Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thotë Unioni i Gjyqtarëve.

    “Shoqata vlerëson se nuk do të ishte e përshtatshme pjesëmarrja e saj në një diskutim institucional mbi të njëjtën çështje përpara përfundimit të këtij procesi”, thekson Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

    Në të njëjtën linjë është Shoqata e Prokurorëve, e cila kërkon që tryeza të shtyhet deri në një qëndrim të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që diskutimi me qeverinë të zhvillohet mbi një kuadër të qartë kushtetues.

    “Duke pasur parasysh se çështja objekt i konsultimit lidhet drejtpërdrejt me një proces kushtetues të iniciuar nga shoqatat e magjistratëve pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që një tryezë e tillë të vlerësohet të zhvillohet pas një qëndrimi të Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen”, thotë Shoqata e Prokurorëve.  

    Shoqatat e ndryshme të magjistratëve iu kundërvunë hapur qasjes së shumicës, e cila nuk ndërmori asnjë veprim që të miratonte një formulë të re brenda 31 korrikut të këtij viti, siç udhëzonte Gjykata Kushtetuese. KLGJ dhe KLP ndërmorën vendime të posaçme duke miratuar ato vetë nivelin e pagave për muajin gusht, duke iu referuar vendimit të GJK. Situata çoi në një përplasje mes ekzekutivit dhe institucioneve të Drejtësisë. Ministria e Financave nuk miratoi veprimet e Thesarit për kalimin e pagave sipas vendimeve të KLGJ dhe KLP-së. Magjistratët u përgjigjën duke kallëzur në SPAK, ministrin e Financave dhe duke vënë në lëvizje gjykatën administrative e cila urdhëroi anullimin e vendimit të ministrit, dhe kalimin e pagave për gjykatat e prokuroritë në të gjithë vendin.

    Në parlament, shumica miratoi më 18 shtator, me 84 vota pro formulën e re të pagave të magjistratëve që përcakton se paga referuese e magjistratëve do të jetë sa 38% e pagës së Presidentit të Republikës nga 36% që ishte, me një rritje prej rreth 8500 lekësh. Rritja me 8500 lekë e pagës referencë është 9-fish më e vogël se ajo që vetë magjistratët thonë se ka vendosur GJK. Tre ditë më pas, më 21 shtator, shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dorëzuan në Kushtetuese kërkesën për pezullimin e formulës së miratuar nga parlamenti dhe shfuqizimin e saj.

    aktualitet çështja në Gjykatën Kushtetuese Drejtësia Drejtësia shqiptare Edi rama ftesa e Ramës GJKKO Gjykata e Lartë Gjykata e Posaçme Gjykata Kushtetuese gjyqtarët institucione të drejtësisë lajme lajme Shqipëri Magjistratët magjistratura pagat e gjyqtarëve pagat e magjistratëve pagat e prokurorëve politikë prokurorët Reforma në drejtësi shoqatat e magjistratëve shqipëri sistemi i drejtësisë Tiranë vendimi i Gjykatës Kushtetuese
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagat e magjistratëve/ GJKKO, Gjykata e Lartë dhe shoqatat e magjistratëve refuzojnë ftesën e Ramës: Çështja është ende në Gjykatën Kushtetuese

    September 28, 2026

    I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes. Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

    September 28, 2026

    Disfata e Gjermanisë në Nations League, Schweinsteiger shpërthen në kritika: Tani jemi mediokër

    September 28, 2026

    Hoxha takim me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag: Gjermania mbështetëse e rrugëtimit evropian

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.