AKTUALITET, 28 September 2026, 10:19

Ankimimi/ I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

I akuzuar për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij.

Relatore e çështjes është caktuar Sonila Bejtja, ndërsa ai pretendon shkelje të Kushtetutës pasi vendimet gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të tij.

Vendimin e GJKKO, e kishte lënë në fuqi edhe Apeli, edhe Gjykata e Lartë.

Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.