Raportet e inteligjencës sinjalizojnë se Rusia mund të përgatitë akte të tjera sabotimi në Europë, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Të lidhura
None found
Para takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel, Kallas u shpreh se vendet duhet të qëndrojnë vigjilente. Sipas saj, Rusia synon të sulmojë demokracinë, të përçajë shoqërinë dhe të frikësojë njerëzit që të mos mbështesin Ukrainën.
Kallas tha gjithashtu se Bashkimit Europian i nevojiten më shumë anije për ta bërë plotësisht funksional misionin “Mburoja”, që synon mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq.
Me të mbërritur në takimin e ministrave europianë të mbrojtjes, ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të japin kontribut më të madh për misionin. Megjithatë, deri tani nuk ka marrë angazhime të reja.
