web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush është Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

28 Shtator 2026, 10:35, Aktualitet CNA

Kush është Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur këtë të hënë në orën 8:30 në Pallatin e Brigadave, me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vjen pas publikimit së skandalit në Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa ndaj ish-drejtueses Vlora Hyseni u lëshua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, pasi u zbuluan lidhjet e saj me emrin e njohur për drejtësinë, Ergys Agasi.

Por cila është përbërja e Këshillit të sigurisë Kombëtare?

Bajram Begaj-propozuar nga socialistët si President

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji- i propozuar nga Rama, i dekretuar nga Begaj.

Niko Peleshi-Kryetar Kuvendi, drejtues politik në Qarkun Korçë, PS.

Ermal Nufi-Ministër Mbrojtjeje i emëruar nga Rama

Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, emëruar nga Rama

Ferit Hoxha-Ministër i Jashtëm, ish-Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm në OKB, Nju Jork propozuar nga Edi Rama

Toni Gogu-Ministër i Drejtësisë, emëruar nga Edi Rama

Ervin Demo-Ministër i Brendshëm, emëruar nga Edi Rama

Petrit Malaj-Ministër i Financave, propozuar nga Edi Rama

Bledar Çuçi- Ish-ministër i Brendshëm

Skënder Hita- kreu i Policisë së Shtetit, propozuar nga ish-ministri Besfort Lamallari

Edi Rama- Kryetari i vërtetë i Këshillit.

Pse, Rama është kryetari i vërtetë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Presidenti Begaj nuk guxoi ta thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare pa kryeministrin Rama.

Kryeministri ynë nga ana tjetër erdhi kur iu tek, foli në aeroport, bëri një monolog, bëri tallava dhe iku, duke thënë se ai në fund të fundit nuk kishte faj për asgjë dhe se përgjegjësia sërish ishte individuale.

Pra, e gjithë përbërja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka një strukturë të emëruar nga Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga