“Mirë se erdhët në Shqipërinë europiane”/ Peleshi në Konferencën Ndërparlamentare: Anëtarësimi në BE, synimi i vetëm i kësaj dekade
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Që në nisje të fjalës, Rama nuk i kurseu batutat, duke thënë se zgjodhi të flasë në anglisht pasi nuk ka shumë besim te përkthyesit.
“Po flas në anglisht, pasi nuk u kam shumë besim përkthyesve. Kërkoj ndjesë që ju kam lënë në pritje për disa minuta. Unë ju garantoj se nuk është model sjelljeje, por ndodhi sepse patëm një takim me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur ju pashë duke pritur në atë dhomë të errët”, tha Rama.
Kryeministri dha kështu edhe disa detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Pallatin e Brigadave.
Top Channel