POLITIKË /

Këshilli bashkiak i Maliqit kundër ‘shkrirjes’ me Korçën, vetëm këshilltari socialist votoi pro

I vetmi që votoi ndryshe nga këshilltarët e tjerë ishte socialisti Idlir Limllari.

Shkruar nga Versus

Këshilli bashkiak i Maliqit kundër ‘shkrirjes’ me

Sot Këshilli Bashkiak i Maliqit u mblodh me rend dite votimin për propozimin e qeverisë për shkrirjen e bashkisë së Maliqit me atë të Korçës në kuadër të ndarjes së re administrative territoriale.

Në total 21 këshilltarët të majtë e të djathtë votuan kundër, përveç socialistit Idlir Limllari i cili votoi pro shkrirjes.

Propozimi i PS për reduktimin e bashkive duke shkrirë 15 prej tyre me bashki më të mëdha, solli protesta në gjithë vendin. Qytetarët e kundërshtuan me forcë me arsyetimin se largimi i shërbimeve do të shkaktonte shpopullim të mëtejshëm të vendit. Versus.al

Poll