E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Njerëzit e kanë kuptuar që vendi po ndryshon”, Rama përballë europianëve: Shqipëria ka bërë përparim në dekadën e fundit

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Në fokus të diskutimit është “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.

Rama teksa mbajti fjalën e tij në anglisht përballë të pranishmëve, tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe ka ndryshuar në dekadën e fundit, teksa shtoi se qytetarët kanë më shumë shpresa.

“Unë po flas në anglisht sepse nuk u kam besim përkthyesve.

Në Shqipëri, ju jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot ehde pse jam i bindur që nuk do gjeni aq flamingo apo nuk do jenë aq të bukur sa në fotot e Instagramit. Shqipëria ka bërë mjaft përparim në dekadën e fundit dhe ka kaluar nga një epokë kur njerëzit gjithmonë mendonin se gjërat do bëheshin më keq, tani njerëzit mendojnë se gjërat do bëjnë më mirë.

Dhe njerëzit po e jetojnë këtë moment. Njerëzit kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart. Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet ndryshe dhe shumë gjëra po lëvizin. Ka një zhvillim të dukshëm. Njerëzit kanë edhe pyetje që kombinohen me kohën. Duket sikur je në europë, në aspektin e ankthit, pasigurisë që bëhet gjithnjë e më e pranishme”, tha Rama. .

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.