Petraj: Nëse çështja e Vlora Hysenit shkon në Strasburg, një nga gjykatat do ta kthejë
I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Petraj komentoi masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke deklaruar se çështja, sipas tij, mund të përfundojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Petraj u shpreh i bindur se, nëse çështja do të shkojë në Strasburg, vendimi mund të kthehet nga një prej gjykatave.
“Nëse kjo çështje do të shkojë në Strasburg, të garantoj unë, 100 për qind, një nga gjykatat do ta kthejë.”
Avokati kërkoi që hetimi të qartësojë lidhjet e pretenduara të Hysenit dhe aktivitetin që i atribuohet asaj në kuadër të çështjes, duke ngritur pikëpyetje mbi provat dhe bazën e masës së sigurisë.
“Duhet ta hetojnë dhe të dalin në përfundimin se ku del e lidhur kjo dhe ku është aktiviteti i saj kriminal, për të mbrojtur një person që ishte i kërkuar nga drejtësia. Këtë duhet ta shterrojë vetë organi i akuzës. Është detyrë e tyre! Ata marrin rrogën për atë punë! Duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që kanë bërë dhe atë masë sigurie. Nuk është kaq e thjeshtë.”
Petraj tha gjithashtu se, nëse në vijim do të kërkohet hapja dhe shqyrtimi i dosjes së Hysenit, do të duhet të verifikohet mënyra se si është zhvilluar hetimi, metodat e përdorura dhe nëse ka pasur apo jo ndërhyrje në institucione.
“Në qoftë se nesër do të kërkohet edhe hapja e dosjes së saj, si është bërë hetimi, si janë përdorur metodat e tjera, nëse kemi ndërhyrje në institucione apo jo, unë shikoj që do të kemi vështirësi shumë të mëdha.”
Në vijim, avokati iu referua edhe diskutimeve të bëra nga politikanë të Partisë Demokratike, duke e lidhur çështjen me situatën aktuale në SHISH.
“Aq më tepër që u diskutua edhe nga vetë politikanët e PD-së. Këtu shikohet se SHISH-i sot është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha.”
Arrestimi i Vlora Hysenit: Mazhoranca nuk rrezikon pushtetin, e vetmja shpresë ndërkombëtarët
Karamuço: Vlora Hyseni, dihej që në korrik që do shkarkohej
Karamuço: SPAK u nxitua me Vlora Hysenin, duhet të ruhej shteti! Ja arsyeja
- 10:53 Vuçiç i dorëzon detyrën Ana Brnabiç, kryetarja e Kuvendit merr përkohësisht drejtimin e Presidencës së Serbisë
- 10:51 BE -ja harton plan veprimi për kandidatët premtues, mes tyre dhe Shqipëria
- 10:50 Ronaldo u la në stol, Portugalia fiton 2-1 ndaj Norvegjisë
- 10:42 Policia britanike kundër terrorizmit heton lidhjen e Iranit me komplotin e dyshuar me bombë në bazën RAF
- 10:32 Udhëheqësja e opozitës suedeze: Nuk mund të formoj qeveri në situatën aktuale
- 10:21 Kallas: Rusia po planifikon akte sabotimi, duhen më shumë anije në Detin e Kuq