“S’kam besim te përkthyesit”, Rama batuta në Konferencën Ndërparlamentare, zbulon edhe detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, pas Këshillit të Sigurisë, u shfaq në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Në fjalën e tij, ndër të tjera ai u shpreh:
“Ne kemi vetëm një plan, anëtarësimin në BE. Mbylljen e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimin bvrenda kësaj dekade. Mbi 90% er shqiptarëve janë pro BE. Kjo është shifra më e kartë sa i përket të gjithë kandidatëve.
Ne përkushtimin e kemi treguar me prova, duke vepruar njëjtë si të ishim anëtar. Jemi partnerë të përkushtuar të NATO dhe SHBA. Viti 2026 është përcaktues, mbyllja e kapitullit të parë të negociatave tregon se po ecim me hapa të sigurt. Po digjitalizojmë ekonominë dhe shtetin. Reforma në drejtësi kërkoi guxim të madh dhe na përballi me pasoja të mëdha.
Një Ballkan i integruar është një përparim i madh. Suksesi i secilit prej nesh është një fitore e madhe për rajonin. Kuvendi është plotësisht i vetëdijshëm për rolin transformues. Po forcojmë mekanizmat e kontrollit parlamentar që çdo ligj të ketë efekte të prekshme për qytetarët. Filtri i parlamentit garanton transparencë për çdo hap drejt negociatave. Zhvillojmë konsultime publike që në fazën e hartimit të ligjeve. Synimi deri në fund të legjislaturës është ambicioz. Po modernizojmë strukturat, duke përdorur teknologji të re dhe AI. Shqipëria nuk kërkon favore nga BE, por vlerësim objektiv të asaj që po bën për të shkuar atje.
E mbështesim zgjerimin e BE për të qenë më i bashkuar dhe një zë i vetëm në botë. Sot Shqipëria nuk kërkon të zërë vendin që meriton në Europë, por të sjellë energjinë dhe historinë e saj më të mirë. Shqipëria është një popull që hapi dyert për të shpëtuar hebrenjtë. Shqipëria do t’i sjellë Europës një pjesë të shpirtit të saj. Detyra e brezit tonë është që ëndrrën e të parëve t’ia trashëgojmë fëmijëve tanë. Mirë se erdhët në Tiranë, mirë se erdhët në Shqipërinë europiane”, u shpreh Peleshi.
Top Channel