28 Shtator 2026, 10:50
Nga I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë nuk duhet të mbështetet vetëm te institucionet politike, por edhe te mbështetja e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në fjalën e tij në konferencën me përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe Parlamentit Europian, Peleshi theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.
Peleshi tha se Shqipëria ka marrë mbështetje inkurajuese gjatë procesit të integrimit, por theksoi se duhet vijuar puna për të rritur mbështetjen e publikut në vendet anëtare për zgjerimin e BE-së.
"Kjo konferencë kurorëzon një muaj të vrullshëm europian në Shqipëri. Thelluam gjithashtu dialogun me ambasadorët e tetë vendeve të Bashkimit Europian. Kudo kemi marrë një mbështetje inkurajuese. Integrimi i Shqipërisë në BE ka siguruar një mbështetje të madhe, por duhet që të punojmë edhe më shumë. Zgjerimi nuk do të fitohet vetëm në sallat e negociatave të BE-së, por në tryezat e familjeve europiane. Ndërtimi i urave të qytetarëve dhe lidhja e komuniteteve janë objektivat kyçe të integrimit në BE. Në vitin 1941 Europa ishte pushtuar nga nazizmi.
Europa e lirë u ëndërrua edhe nga shqiptarët, ku kufijtë nuk do të ishin më vija fronti. Ne shqiptarët e kuptojmë me zemër këtë histori, sepse edhe ne përgatitëm një gjysmë shekulli ishim një ishull në mes të Europës. Kur ai izolim u shemb, studentët nuk dolën me një program politik, por me një thirrje të vetme: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ky ka qenë manifestimi ynë. Objektivi ynë është i qartë, integrimi në BE. Mbylljen e negociatave deri në 2027 dhe integrimi deri në 2030. Ky është ushqimi ynë nga ADN-ja. Këtë përkushtim e kemi dëshmuar me prona, si vend anëtar i NATO-s. Shqipëria është partnere e përkushtuar e NATO-s dhe SHBA-së, shërben si faktor stabilizues në rajon”, tha Peleshi./Dosja.al
niko peleshi
Politike
28 Shtator 2026, 10:21
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur magjistratëve të cilët refuzuan ftesën e tij. Përmes...
Politike
28 Shtator 2026, 09:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbyllur pas një ore nga nisja e saj.Takimi ...
Politike
28 Shtator 2026, 09:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata e Lartë dhe 2 shoqatat e gjyqtarëve kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për nj&...
Politike
28 Shtator 2026, 09:12
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti mëngjesin e sotëm në Tiranë, Kryetar...
Politike
28 Shtator 2026, 09:02
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 11:00....
Politike
28 Shtator 2026, 08:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Bajram Begaj sapo ka nisur, ku në qendër...
Politike
28 Shtator 2026, 08:41
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë komb...
Politike
28 Shtator 2026, 07:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Bajram Begaj do të mbledh ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, ...
Politike
27 Shtator 2026, 20:46
G.M
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë një deklarate për konferencën e shtypit t...
Politike
27 Shtator 2026, 19:47
G.M
Denion Meidani, Ferit Hoxha, Petrit Malaj
Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më...