Rama: Shqipëria mund të ecë më tej në rrugën drejt BE-së, ne ende e dashurojmë Europën

Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i Integrimit Europian, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërparlamentare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Në fokus të diskutimeve ishte ”Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ndërsa Rama foli për ndryshimet që sipas tij po përjeton vendi dhe për pritshmëritë e shqiptarëve ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Me tone ironike, kryeministri iu referua edhe vëmendjes së krijuar së fundmi rreth flamingove, duke iu drejtuar përfaqësuesve europianë në sallë. ”Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët tuaj”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se shqiptarët, sipas tij, kanë nisur ta shohin me më shumë qartësi potencialin e vendit për zhvillim, pavarësisht asaj që e cilësoi si përhapje të lajmeve të pasakta dhe teorive konspirative. ”Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, që mund të bëhet edhe më ndryshe, dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama u ndal edhe te raporti që shqiptarët kanë me Bashkimin Europian, duke e konsideruar entuziazmin për anëtarësimin një avantazh në raport me disa prej vendeve që tashmë janë pjesë e unionit. ”Krahasuar me vendet e BE, ne shqiptarët kemi një përparësi të madhe, pasi ne ende e dashurojmë BE-në”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama tha se në disa prej vendeve anëtare anëtarësimi në BE është kthyer në diçka të vetëkuptueshme, ndërsa në Shqipëri mbetet një objektiv për të cilin ekziston ende një angazhim i fortë shoqëror dhe politik. ”Nuk ndodh fiks kështu në vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte martesë, ndërkohë ne jemi plotësisht të angazhuar”.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Duke qenë se kryetari i tha gjërat më të rëndësishme dhe dha kontributin më të madh këtu, unë thjesht do përpiqem të jem një nikoqir sa më i mirë dhe po flas në anglisht pasi nuk i kam shumë besim përkthyesve. Pikë së pari kërkoj ndjesë, ndihem shumë keq që ju lamë të prisni për një farë kohë, për disa minuta. Unë mund t’ju garantoj që nuk është model sjelljeje, por kjo ndodhi sepse patëm një takim tjetër me presidentin dhe na u dash pak më shumë kohë dhe u ndjeva dhe më fajtor kur pashë që ju mbajtën në këtë dhomë të erret duke na pritur teksa jashtë koha është aq dhe aq e bukur.

Dua të falënderoj Andresin që është përsëri këtu me ne dhe që nuk është lodhur ende me ne, por besoj se ai në të njëjtën kohë ka dhe arsye të mira për tu kthyer përsëri pasi Shqipëria është një vend shumë i mirë për të ndenjur dhe është vend shumë i mirë ku në fakt mund t’i shmangesh pak Brukselit dhe jam shumë i lumtur që këtu shoh dhe Knut Fleckenstein, një mik i vjetër dhe mik i mirë i cili beson në rrugëtimin shqiptar drejt Europës. Edhe pse ai, të themi, është tërhequr pak nga politika, por ai nuk është tërhiqet dot nga Shqipëria, nuk largohet dot nga ajo. Kështu që të falënderoj Knut që je këtu. Dua të falënderoj secilin prej jush. Besoj se ju nuk doni fare prej meje që unë të lexoj fjalimin tim të gjatë dhe t’ju tregoj sesa mirë po ecim dhe sesa shkëlqyeshëm janë gjërat në Shqipëri. Ama dua të thjesht të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë moment në Shqipëri dhe momentin e Shqipërisë.

Kur flasim për këtë moment ne Shqipëri, jam i sigurt që ju jeni argëtuar mjaft kohet e fundit me flamengot dhe nëse nuk jam i bindur nëse do i gjeni aq shumë flamengo apo nuk do jenë aq të bukur sa duken nëpër foto në instagram që shpërndajnë koleget tuaj të parlamenteve, ama po iu referohem atyre sepse ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka bërë mjaft përparim në dekadën e fundit dhe ka kaluar nga një epokë kur njerëzit gjithmonë mendonin se gjerat mund të bëheshin më keq, tani ndodhemi në një epokë të re ku njerëzit mendojnë se gjerat mund të jenë më mirë dhe ne po e jetojmë këtë moment të historisë, Alexis de Tocqueville e ka përcaktuar këtë si revolucion të rritjes së pritshmërive. Njerëzit kanë kuptuar se vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lartë, njerëzit e kanë kuptuar që vendi mundet të bëhet komplet ndryshe, e kanë kuptuar njerëzit që shumë gjera po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo.

Ama në të njëjtën kohë njerëzit kanë edhe pyetje dhe më të drejtë kanë të tilla dhe është e natyrshme që këto pyetje të kombinohen edhe me ankthin që të jep koha e sotme, në një farë mënyre duket sikur je në Europë edhe në këtë aspekt, në aspektin e ankthit, pasigurive, të një fare shkalle vetmie që bëhet gjithnjë e më shumë e pranishme në jetët tona dhe në hapësirën tonë të demokracisë kur ky hutim i madh ndërmjet lirisë së fjalës dhe lirisë së qasjes, ka çuar në një farë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe shumë teori konspirative e të tjera e të tjera, që kanë shtuar në fakt barrën e rënde sociale, por nga ana tjetër krahasuar me vendet e BE ne kemi një përparësi të madhe, ne shqiptarët dhe vetë Shqipëria ka përparësi, pasi ne ende e dashurojmë BE. Dhe nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja ku në vendet tuaja më shumë merret si e mirëqenë BE-ja sikur të ishte martesë kurse ne jemi plotësisht të angazhuar. Ne patjetër debatojmë shumë gjëra së brendshmi në vendin tonë. Ne çdo ditë e kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njeri tjetrin, qoftë edhe për hollësitë më të parëndësishme. Ama për një gjë ne kemi rënë gjithmonë dakord, për faktin që duam të jemi pjesë e Europës dhe që ne e dashurojmë Europën.

Prandaj ne shpresojmë shumë, unë shpresoj pres shumë që juve të mos na lini përsëri në baltë sepse në këtë kohë po të lihemi ne në baltë shkon përtej të lënit në baltë një grup vendesh siç është Ballkani Perëndimor, por është të lesh në baltë dhe vet veten dhe nëse Europa do të lerë në baltë Ballkanin Perëndimor atëherë nuk do jetë një dështim i thjesht për Europën, por do jetë dështimi, ai më madhori. Prandaj shpresoj se edhe pse ka ide të ndryshe dhe situata të ndryshme psikologjike dhe sociale në vende të ndryshme, ka prej tyre që janë shumë të zellshëm që ta shohin që kjo gjë të ndodhë tani, ka të tjerë që ngurrojnë pak më shumë, por shpresoj që të gjithë pavarësisht zellit apo ngurrimit, uroj që të gjithë të gjejnë rrugën për t’i dhënë botës, për t’i dhënë dhe vet Europës një sinjal shumë të fortë. Dhe unë besoj se nuk është aq e vështirë të gjendet një rrugë e tillë, madje eshët shumë e thjeshtë, është si puna e vezës së Kristofor Kolombit dhe është si i momenti i Helmut Kohl kur ra muri. Helmut Kohl nuk shkoi atje për t’i thënë gjermaneve të lindjes që tani jeni të lirë dhe keni 33 kapituj për t’iu nënshtruar. Nuk tha këtë. Por çfarë i tha? Ai tha, “tani ne jemi bashkë” dhe nga ai moment e tutje i gjithë procesi i ribashkimit me të gjitha hollësitë përkatëse dhe kërkoi kohë në fakt.

Mbase ende nuk është përfunduar plotësisht kur ende mund të shohësh ndryshime, ama çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mundet edhe të lehtësoj ato personat që ngurrojnë ose palët që ngurrojnë, është që vendimet politike të mos lihen për momentin e fundit, ama të merren tani dhe pastaj në fund të lihen proceset në bazë të meritës që çdo vend ka. Dhe çfarë po dua të them? Do të thotë që ka një koincidencë këtu, 7 ‘’fëmijë’’ ka Ursula dhe BE ka 7 kandidatë kështu që ‘’fëmijët’’ e Ursulës nuk u rritën në lagje, ato u rriten rreth tavolinës. Ajo nuk i tha vajzës; ‘’shko dhe kalo ca kohë me atë gangsterin rus atje tek cepi sepse mami tani është pak e zënë’’. Ajo nuk i tha djalit; ‘’shkoj e luaj me ca lodra kineze sepse tani tavolinën e përdorin të rriturit’. Jo, tani të gjithë ishin rreth tavolinës, por patjetër që të gjithë që ishin aty në tavolinë, nuk kishin të njëjtën vlerë zëri, nuk kishin të njëjtën forcë fjale madje dhe ushqimi mund të mos ketë qenë i njëjtë. Apo jo?

Kështu që mendoj se Europa duhet të gjejë atë momentin e Helmut Kohl dhe të thotë: hajde të gjithë rrejt kësaj tavolinë. Të gjithë dhe pastaj se çfarë merr secili prej asaj tavoline, kjo varet pikërisht nga procesi që bazohet tek merita. Hap një kapitull, e mbyll dhe për atë kapitull ti je plotësisht anëtar dhe mund të jesh pjesë e tavolinës. Nëse ende po punon për një kapitull tjetër, atëherë për kapitullin tjetër je një nga ‘’fëmijët’’ e Ursulës që nuk është rritur ende. Nuk është e bëshme që t’i themi Ukrainës që gjithçka bëhet, ama që mund t’i themi asaj të vijë në tavolinë, mundemi dhe pastaj jemi të gjithë të bashkuar si një Evropë.

Dhe pastaj kur flasim për politikat bujqësore, koha do e tregojë. Jeta do na e tregojë ama shumë të tjera i kemi të përbashkëta. Shumë gjëra të tjera. Nuk duhet të kujtohemi që jemi një Europë sa herë ka një sulm dhe kur ftohemi nëpër tavolina apo vetëm kur bie ndonjë pandemi dhe ne gjendemi rreth kësaj tavoline, ama kur vjen ndonjë valë emigracioni të paligjshëm në Evropë, dhe po, në ato momente nevojitemi dhe ne në tavolinë sepse ja ku kalohet rruga nga këtu, prandaj duhet të jemi dhe ne në tavolinë. Pra është si veza e Kolombit. Shumë e thjeshtë është, hajde bëjeni, siç thonë ata të kompanisë Nike, ‘’bëje’’.

Këto ishin ato pak fjalë të mia që doja të ndaja me ju dhe më besoni, mund të flas shumë më gjatë se kaq dhe dua të falënderoj përsëri secilin prej jush dhe të përgëzoj në fakt, ambasadoren e re të Bashkimit Europian sepse e ka për herë të parë dhe të vish në shfaqjen tënde të parë publike me kaq shumë persona që vijë nga e gjithë Europa, patjetër që tregon një lloj force. Nuk e di se si ia dole mbanë, por mbresëlënëse është kështu që do fillojmë të të kërkojmë gjithnjë e me shumë gjëra. Dhe çfarë tjetër t’ju them? Shpresoj se ky takim nuk do zgjasë shumë dhe që do keni edhe më shumë kohë për të dalë në qytet, pasi në atë mënyrë do merrni edhe më shumë informacione nga vetë dielli, nga ngjyrat, nga ajri, nga ushqimi, buzëqeshjet e njerëzve, por edhe më shumë sesa nga fjalimet tona të mërzitshme. Faleminderit shumë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?