I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

Kronike

Publikuar: 28/09/2026

I dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkesë në Kushtetuese për rigjykim të çështjes! Pretendon shkelje të të drejtave dhe lirive themelore

I shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij.

Relatore e çështjes është caktuar Sonila Bejtja, ndërsa ai pretendon shkelje të Kushtetutës pasi vendimet gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të tij.

Vendimin e GJKKO, e kishte lënë në fuqi edhe Apeli, edhe Gjykata e Lartë.

Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, është dënuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017.