Rama ndërpret fjalën e eurodeputetit: Më fal që po iki, kam një takim me gjermanët!
Eurodeputeti Andreas Schieder këtë të hënë mori fjalën menjëherë pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europian.
Teksa fliste, Rama u ngrit në një moment dhe iu afrua eurodeputetit duke i ndërprerë fjalën. Rama u shpreh se duhej të largohej për një takim tjetër teksa shtoi që Schieder mos t’iu fliste gjermanëve për Greqinë duke e lidhur situatën me humbjen e mbrëmshme të Gjermanisë ndaj Greqisë në Nation League.
“Kërkoj ndjesë se kam takim me gjermanet e do me duhet të iki, se nuk e lë dot të presë shumë gjatë gjermanin. Më kanë thënë që është gjerman i rëndësishëm. Mos u përmend Greqinë gjermanëve sepse humbën dje 1-0 ndaj Greqisë në futboll. Më në fund ka ardhur koha e Greqisë të fitonte”, tha ai.
Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit gjatë javës
Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit voton kundër “shkrirjes” me Korçën
Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
- 11:15 Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit gjatë javës
- 11:07 Rama i drejtohet: Mos e lini në baltë Ballkanin
- 11:03 Protestat në Madrid hyjnë në ditën e tretë pas dëbimit të pensionistes
- 11:02 Hamasi sulmon Ben-Gvirin pas kërcënimit për të vrarë të burgosurin palestinez
- 10:53 Vuçiç i dorëzon detyrën Ana Brnabiç, kryetarja e Kuvendit merr përkohësisht drejtimin e Presidencës së Serbisë
- 10:51 BE -ja harton plan veprimi për kandidatët premtues, mes tyre dhe Shqipëria