“Shqipëria meriton të jetë pjesë e BE”/ Raportuesi në PE, Schieder: Në kohë trazirash, duhet të theksojmë vlerën e Europës së bashkuar 28/09 11:26
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, u shpreh sot në Konferencën Ndërparlamentare se po të flasësh për shtetin tonë, nuk mërzitesh asnjëherë.
“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh, sepse ofron kaq shumë mundësi”, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë me humor, duke i thënë se të mos zgjatet shumë kjo fjalë, sepse ka një takim me një gjerman dhe, siç shton ai, nuk mund të lihet një gjerman të presë.
“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët dhe nuk i lë dot të presin. Aman, mos ia përmend Greqinë sot, se Gjermania humbi dje 1-0 ndaj Greqisë”, tha me humor Rama, ndërsa Schieder vijoi fjalën.
Top Channel