Shkaktarët e skandalit të SHISH mbledhin këshillin e Sigurisë Kombëtare! Aferat ku janë përfshirë emrat e ulur në tryezën e Begajt

Shkaktarët e skandalit të SHISH mbledhin këshillin e Sigurisë Kombëtare! Aferat ku janë përfshirë emrat e ulur në tryezën e Begajt

11:06, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka zgjatur një orë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur për të analizuar situatën pas skandalit të fundit në rradhë, atë ku SHISh dhe drejtuesja e saj, Vlora Hyseni ishin vënë në shërbim të bandave dhe krimit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, i cili në 3 prill 2023 dekretoi me sy mbyllur, emërimin e Vlora Hysenit, në krye të SHISH pas propozimit nga kryeministri Rama.

Pra të dy përgjegjës për emërimin e Vlora Hysenit.

Ndërkohë opozita shqiptare - që në 2023, i kërkoi presidentit para dekretimit të saj, të merrte informacione për arsyet e shkarkimit të Hysenit nga AKI-ja, por dhe gjatë këtyre viteve ka denoncuar lidhjet e Hysenit me Egys Agasin e akuzuar për aferat korruptive të AKSHI-t dhe jo vetëm - nuk është ftuar

E presidenti Begaj  ‘ka mbyllur sytë’ e nuk ka bërë asnjë reagim për protestën 120 ditore që vijon të bëhet para godinës së kryeministrisë, vetëm pak metra larg presidencës.

Jo vetëm kaq, nuk ka bërë asnjë reagim për skandalin e Belinda Ballukut, numrit 2 të qeverisë Rama,  skandalin e trafikut të armëve të KAYO-s me Ron Yeffet, apo për skandalin e fundit të SHISH. Por si ushtar i mirë dhe i dëgjuar firmos pa  hezitim çfarë i servir Rama.

E ky takimi, i cili veçse qesharak, thellon edhe më tepër skandalin dhe nxjerr edhe më hapur autokracinë ku ndodhet vendi.

Reagon PD

Po a mund të jenë shkaktarët, shpëtimtarë!

PD e cilësoi sot takimin ‘një maskaradë e pështirë, e orkestruar nga po ata krerë institucionesh që e zhytën vendin në këtë humnerë pasigurie, kriminaliteti dhe degradimi’

“Kush diskuton sot për sigurinë kombëtare?​Një tryezë ku shumica dërrmuese e anëtarëve janë të kapur mat në përgjime, në pazare të pista, në ndarje parash dhe në bashkëqeverisje të hapur me krimin e organizuar! Si mund të presë një popull i tërë mbrojtje nga ata që e kanë vënë shtetin në shërbim të bandave për të ruajtur pushtetin dhe paratë e vjedhura?

…​I vetmi akt me një fije dinjiteti i këtij këshilli të padinjitet, i kësaj qeverie dhe i këtij parlamenti të kapur, do të ishte një dhe i vetëm: vetëshkrirja dhe largimi pa kthim!’ deklaroi deputeti i PD-së Bardh Spahia.

Ne po ju evidentojmë se kush janë personazhet e ulur në tryezë për të diskutuar për sigurinë kombëtare

1. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin) – Ushtari i Ramës.

2. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi – ushtar i Ramës, u thirr në SPAK për pronat e ushtrisë

3. Kryeministri, Edi Rama – përzgjedhësi i Vlora Hysenit, shefes së SHISH, në arrest nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit, Ergys Agasi dhe nxjerrje të të dhënave sekrete. 

4. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi – në përgjime për trafikun e armëve me Ron Yeffet

5. Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha – Hapi konsulltatën serbe në Shkodër

6. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu – Servili i Ramës

7. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo – Diplomë me plagjiaturë

8. Ministri i Financave, Petrit Malaj – Shërbëtor i Ballukut

9. Ministri i Transportit, Enea Karakaçi – Shërbëtor i Ballukut

11. Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi – Bashkëshorti i Delina Ficos

12. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji

13. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila – priten të thirren nga SPAK për skandalin Hyseni – Agasi

14. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj – ish drejtor i Fierit,  në zonën elektorale të Belinda Ballukut. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco