
Para mbështetësve të tij, në fjalimin e dorëheqjes, Aleksandër Vuçiç e portretizoi veten si dikush që kishte transformuar fytyrën e Serbisë, por para gazetarit të CNN, Fareed Zakaria, e pati të vështirë të mohonte realitetin e udhëheqjes së tij…
Në intervistën e zhvilluar pak para largimit të Vuçiçit nga detyra, Zakaria e vuri përballë përgjegjësisë 56-vjeçarin lidhur me funeralin shtetëror që Serbia i rezervoi Ratko Mlladiçit, që, siç kujtoi gazetari i CNN, ishte një kriminel lufte i dënuar për masakrën e Srebrenicës.
Ai përmendi si të rëndë faktin që djali i Vuçiçit kishte marrë pjesë në varrim. Përballë pyetjes nëse kjo sinjalizon pranim dhe mbështetje për Mlladiçin, Vuçiç u shpreh: “Nuk është e lehtë ta shpjegoj këtë për një ose dy minuta, por do të bëj më të mirën. Para së gjithash, nuk shoh asgjë për të cilën duhet të justifikohemi, sepse nuk kemi bërë asgjë të gabuar”.
Zakaria e përballi Vuçiçin me rolin e Serbisë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, duke e përshkruar si një vend me të kaluar të lidhur me “nacionalizmin e dhunshëm”.
“Shumica në botën perëndimore, kur mendojnë për Serbinë, mendojnë për luftërat në Ballkan, për atë që ndodhi në vende si Srebrenica, dhe ka shpresë se Serbia e ka lënë pas atë të kaluar”, tha Vuçiç.
Në momentin kur gazetari i CNN-it flet për këtë periudhë, në material shfaqen edhe pamje të civilëve me duar të lidhura dhe të shtrirë në tokë para ekzekutimit. (A2 Televizion)