Të majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak të Maliqit janë bërë bashkë në mbledhjen e kësaj të hëne duke dalë kundër bashkimit me Bashkinë e Korcës. Nga 22 vota gjithsej, 21 këshilltarë votuan kundër bashkimit me Korçën, ndërsa vetëm 1 votoi pro. Vendimi i Këshillit Bashkiak të Maliqit do t’i përcillet Kuvendit në kuadër të procesit të konsultimit dhe rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale. Me këtë vendim, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka përcaktuar qëndrimin zyrtar të institucionit në lidhje me ndryshimet e mundshme të ndarjes administrativo-territoriale Gjatë muajve gusht dhe shtator janë zhvilluar dëgjesa me banorët ku qytetarët dhe grupet e interesit janë shprehur kundër shkrirjes me Bashkinë e Korcës, ndjekur nga shqetësimet për mungesë të vëmendjes investuese. Më 25 gusht, Këshilli Bashkiak i Korçës votoi pro bashkimit me Bashkinë e Maliqit, me 25 vota pro dhe 5 kundër.