Top Channel/ Dorëhiqet Vuçiç. Lë postin e Presidentit, synon të bëhet Kryeministër
28/09/2026 11:28

Në një lëvizje të bujshme Aleksandar Vuçiç ka dhënë dorëheqjen e paralajmëruar këtë të diel të 27 shtatorit nga posti i Presidentit të Serbisë. Pas më shumë se nëntë vitesh në krye të shtetit, Vuçiç shfrytëzoi fjalimin e tij të lamtumirës nga Presidenca për të shpallur një "kapitull të ri" politik, vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Largimi i Vuçiçit nga presidenca shtatë muaj përpara përfundimit zyrtar të mandatit të tij të dytë nuk shënon një tërheqje nga politika, por një rokadë të llogaritur për pushtet. Kushtetuta e Serbisë ia ndalonte atij kandidimin për një mandat të tretë presidencial. Për këtë arsye, ai ka vendosur të udhëheqë listën e Partisë Progresive Serbe si "qytetar i thjeshtë" dhe synon të emërohet Kryeministër i ri i vendit nëse partia e tij arrin të formojë qeverinë. Detyrën e Presidentit të përkohshëm do ta ushtrojë kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabiç, ndërsa zgjedhjet e reja presidenciale duhet të mbahen brenda 90 ditëve. "Në fjalimin e tij të fundit, Vuçiç u ndal gjatë te çështjet gjeopolitike, duke lënë disa mesazhe të qarta për pasuesit e tij. Ai porositi me tone të ashpra se Beogradi nuk duhet të heqë dorë kurrë nga mbështetja për serbët në Kosovë, duke refuzuar idenë se braktisja e kësaj kauze do t'i sillte Serbisë një të ardhme më të mirë. Vuçiç kërkoi që vendi të vazhdojë rrugën e integrimit evropian, por pa sakrifikuar lidhjet e ngushta me ato që i quajti "miqtë tradicionalë në Lindje" (duke iu referuar Rusisë dhe Kinës).Ai u mburr për rënien e borxhit publik nga 77% në 43% të PBB-së, si dhe për hapjen e më shumë se 300 fabrikave gjatë dekadës së tij në pushtet. Tashmë, vëmendja zhvendoset e gjitha te kutitë e votimit të 25 tetorit, ku partia e Vuçiçit do të përballet me lëvizjen anti-korrupsion të studentëve "Lista e Studentëve" dhe opozitën pro-perëndimore.

Top Channel/ Reforma Territoriale ‘mollë sherri’ te Ligjet/ Boçi: Parlamenti i kujt është? I PS?
28/09 11:29
Top Channel/ Dorëhiqet Vuçiç. Lë postin e Presidentit, synon të bëhet Kryeministër
28/09 11:28
Top News – Maliqi kundër bashkimit me Korçën/ 21 anëtarë të Këshillit e rrëzojnë, njëri voton pro
28/09 11:28
Top News – Ligj të ri për pagat e gjyqtarëve. Qeveria nis punën: Kushtetuesja jo pengesë për dialog
28/09 11:27
Top Channel/ “Shqipëria pararendëse në zgjerimin e BE”, Schieder: Meriton anëtarësimin këtë dekadë
28/09 11:24
Top Channel/ “Si lë dot gjermanët të presin”, Rama ndërpret raportuesin e BE: Ata janë të rreptë
28/09 11:21
Top Channel/ “7 kandidatë për BE, sa fëmijët e Ursulës”/ Ironia e Ramës: Von der Leyen nuk u tha…
28/09 11:21
Top Channel/ Konferenca Ndërparlamentare, Peleshi: Qëllimi unë mbetet anëtarësimi në BE 2030
28/09 11:04
Top Channel/“S’kam besim te përkthyesit”, Rama batuta në Konferencën Ndërparlamentare, zbulon dhe…
28/09 11:04
Top Channel/Rama mesazhe të qarta BE: Nëse lini Shqipërinë në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh
28/09 11:02
Top News – Kujdes me WhatsApp-in!/ Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Llogaritë, në rrezik
28/09 11:00
Top News – Ftesa e Ramës për dialog për pagat/Magjistratët e refuzojnë-Të flasë Kushtetuesja njëherë
28/09 10:25
Top Channel/Dy zjarre brenda pak minutash në Gjirokastër, digjet makina dhe një kasolle në “Dunavat”
28/09 09:40
Top News – Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutohet situate në Shërbimin Informativ Shtetëror
28/09 09:34
Top Channel/ Tre operacione policore në 24 orë në Kukës, 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe kanabis
28/09 09:27
Top Channel/ Shkarkimi i Vlora Hysenit, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
28/09 09:27
Top Channel/ Protesta e 120-të në Tiranë. Protestuesit: Vlora Hyseni do shpëtojë, e mbron Rama
27/09 23:07
Top Channel/Alarm i kuq në Meksikë. Uragani “Polo” pritet të prekë tokën të hënën mbrëma
27/09 22:55
Top Channel/ Digjet në banesë i moshuari në Fier, 74-vjeçari ishte i paralizuar
27/09 22:51
Top Channel/Irani: Kapëm dronin spiun të SHBA, do godiste objektiva në Ngushticën e Hormuzit
27/09 22:42