Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Presim më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit
Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, deklaroi në Konferencën Ndërparlamentare se BE-ja pret më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit nga Shqipëria, në kuadër të rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në BE.
Përmes një videomesazhi, ai vlerësoi përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe arritjet me mbylljen e tre kapitujve të negociatave gjatë muajit korrik.
“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka përforcuar edhe më shumë rëndësinë e zgjerimit të BE-së. Të lësh Ballkanin Perëndimor në këtë pasiguri për kaq gjatë, me mbështetje të vogël për reformat, krijon pasiguri dhe rrezikon që palë të treta të zgjerojnë ndikimin e tyre në mënyrë negative.
BE-ja duhet t’i çojë përpara negociatat sa herë që përmbushen kushtet. Vendet që bëjnë reforma duhet të kenë besim te BE-ja, ndërsa BE-ja duhet të ruajë angazhimin që ka ndërmarrë.
Shqipëria i ka kapur ato standarde të ndërmjetme dhe në korrik ka mbyllur tre kapituj. Këto arritje pasqyrojnë një përpjekje të madhe të bërë nga qeveria.
Detyra tani është që të fuqizohet pavarësia e gjyqësorit, të kemi më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe të sigurohemi që funksionet publike t’u shërbejnë mirë qytetarëve”, u shpreh ai.
Rama ndërpret fjalën e eurodeputetit: Më fal që po iki, kam një takim me gjermanët!
Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit gjatë javës
Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit voton kundër “shkrirjes” me Korçën
- 11:26 “Luaj me gangsterin rus apo me lodrat kineze?”, Rama: Vendet kandidate duhet të jenë rreth tavolinës së BE-së
- 11:18 Zbardhet agjenda e Berishës në Strasburg
- 11:18 Rama ndërpret fjalën e eurodeputetit: Më fal që po iki, kam një takim me gjermanët!
- 11:15 Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit gjatë javës
- 11:07 Rama i drejtohet: Mos e lini në baltë Ballkanin
- 11:03 Protestat në Madrid hyjnë në ditën e tretë pas dëbimit të pensionistes