Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur. Rama: Europa mos të na lërë në baltë, do jetë dështim
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kush mori pjesë në tryezën e thirrur nga Beg...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ajo vlerësoi përparimin në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve gjyqësore, kuadrin ligjor, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.
TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa konkretë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ajo vlerësoi përparimin në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve gjyqësore, kuadrin ligjor, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.
Ajo theksoi se, pavarësisht arritjeve, puna duhet të vijojë, duke kërkuar që fokusi të mbetet te rezultatet konkrete për qytetarët.
“Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve, sepse zgjerimi është projekt politik. Integrimi është një projekt që bën bashkë popujt e ndryshëm. Shqipëria ka hapur 6 grup-kapitujt. E ardhmja europiane e Shqipërisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë. Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjen e të dhënave. Me Planin e Rritjes së BE-së, Shqipëria po përfiton nga disa prej mundësive që aktualisht i kanë edhe vendet anëtare. Për ne, kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve dhe ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike. Kjo është shumë e rëndësishme kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë. Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE-së. Destinacioni është më shumë se anëtarësimi, por është një Europë më rezistente ndaj kërcënimeve,” tha ajo./Dosja.al
Andreas Schieder dhe Edi Rama TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder deklaroi gjatë fjal...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe nevoja për një qasje më të shpejtë politik...
Andreas Schieder TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria dëshiron të jet pjesë e Evrop&e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare me batuta duke deklaruar se pref...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë nuk duhet të mb&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur magjistratëve të cilët refuzuan ftesën e tij. Përmes...
Foto ilustruse TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbyllur pas një ore nga nisja e saj.Takimi ...
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata e Lartë dhe 2 shoqatat e gjyqtarëve kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për nj&...