Kinemaja shqiptare, kjo kufomë pa varr
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...

“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura.
Edhe filmat.
Veçanërisht, ky film.”
Mjaftuan vetëm tre fjalitë e para të një filmi që sapo filloi, për t’u ulur. Natyrisht, skenari duhet të ishte i mirë dhe vendosa ta shoh. Pastaj m’u kujtuan dy aktivitetet e këtij shtatori, të cilat mund të përkthehen si ngjarjet më të rëndësishme të kohës kinematografike sot. Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar dhe TIFF.
Do të doja të isha e aftë të merresha me kritikë në përgjithësi, por këtë e bëjnë ata që dështojnë në zanatin e parë dhe unë njoh vetëm dy personalitete në Shqipëri të tillë. I pari, nuk u bë regjisor dhe i dyti aktor. Heminguei thotë: Nuk mund të shkruash nëse nuk je i zoti të shkruash. Rrjedhimisht nuk mund të merresh me kinema, nëse nuk je i zoti ta bësh atë.
I ndoqa aq sa munda dhe mendoj se është koha të eliminojmë gjithçka që nuk lë më mbresa. Ose duhet të pranojmë të vërtetën tonë të re, ose nga ana tjetër të vijojme me qokat dhe të manipulojmë atë që në fakt nuk jemi gati të pranojmë.
Kinemaja ka vdekur.
Ka kohë që ka vdekur. E thonë të gjithë me zë të ulët dhe kjo po bëhet e neveritshme. Askush nuk flet, me zë të lartë. Por nën zë, të gjithë folën me mua në të dy Festivalet, veçanërisht te ai i edicionit të 14-të, për qindra problematika dhe për eshtrat e mbetura të së gjorës…
Nga kjo histori, ajo që më çudit më shumë është çfarë po bëhet me kufomën. Mesa duket nuk ka vdekur epshi i nekrofilëve që e përdhunojnë këtë trup, pasi i veshin ca rroba me ngjyra në varësi të shijes.
E do me metrazh të gjatë? Apo të shkurtër? Me ngjyra? Bardh e zi? Apo animacion? Çfarë stili? Çfarë kategorie? Do të japim edhe çmim, i flasin në vesh dhe pastaj ndodh orgazma. Ja kaq.
Tani që e mendoj, ky mund të ishte një film i mirë. Por jo! Regjisorët janë shumë të zënë për të marrë aktorë nga Maqedonia dhe Kosova, në mënyrë që të përthithin fonde. Duke lënë në anatemi të plotë, aktorët shqiptar.

Nuk dua të ul shijen time dhe të flas për rrethana që mund ta çojnë këtë diskutim tek planet nën rrogoz të Ministrisë së Kulturës. Nuk kam as neps, as këmbëngulje urithi hë për hë. Por kur dëgjoj tek-tuk, se kinemaja jonë do të vazhdojë të trashëgojë llustrën e kryeveprave nga epoka e parë e Kinostudios “Shqipëria e re”, më zhduket entuziazmi i nostalgjisë dhe valën e përçmimit nuk e shmang dot.
Përrallat me mbretër të vegjël, jo vetëm që kanë dalë mode, por s’të japin as kënaqësi më. Skenari është shuar në filmat e sotëm. Është zhdukur. Jemi ende në epokën e postkomunizmit dhe aktualiteti mungon. Nga ana tjetër, sindroma e buxhetit. Të gjithë ankohen dhe kjo është justifikim. Sot, filmat bëhen vetëm për festivale, por sa nga ato shqiptarët kanë parë? Sipas statistikave, shifra është fare e ulët.
Të huajt, me kosto minimale bëjnë tema për emigracionin. Si nuk bëri njeri një film, për gjithë indianët dhe filipinezët që kanë mbushur Shqipërinë? Natyrisht jo. Dëshira jonë është vetëm të shesim mend mbi tapetin e kuq, ndërsa harrojmë të marrim pasqyrën me vete dhe të shohim cilët jemi apo sa vlejmë.
Pra, e vështirë të mbash moralin lart!
E vërteta është se mbetet vetëm një sebep çdo Festival Filmi në Tiranë për t’u takuar me miq, bërë thashetheme, u ankuar, qarë ndonjë hall, kthyer ndonjë gotë dhe asgjë tjetër. Kinemaja kombëtare vijon të ketë sytë nga e ardhmja. Dhe kjo të sjell trishtim.
Një pjesë e mirë jona, ka dalë nga dyert e Akademisë së Arteve. Kam shumë mall për atë kohë dhe mezi pres të dëgjoj ndonjë sukses nga grupi vogël që nuk ndërruan kurrë kostum rrugës. Jonid Jorgji, përshembull i cili ka marrë përsipër detyra të mëdha si ajo e drejtimit kryesor të qëndrës. Gjë kjo që e prin të fitoj më shumë shkathtësi nga koha që e mbaj mend në shkollë dhe që mesa duket nga fusha e ngushtë që ka mbetur, i uroj të tregohet i sinqertë në qëllimet që ka. Apo Lorin Terezi, shoku klasës që po e shoh të marrë çmime, duke shkëlqyer nëpër festivale pa bërë marifete. Është e kuptueshme që sa herë rruga më sjell të takoj edhe emra të tjerë fraza është e njëjtë: Po merrem me një film! Veçanërisht ata si Lorini, që arrijnë të ndjejnë tmerrin tim nga përgjigja klasike, kur pyetjen: si je? – ma përkthejnë me: ç’po merresh?
Po ku janë gjithë këto filma dhe gjithë kjo forcë krijuese? Megjjthëse kjo ka pak vlerë dhe për çdo rast, zemëratës që kam do i vinin një tjetër emër.
Rëndësia e shkrimtarit, regjisorit, skenaristit apo aktorit rritet në sytë e publikut vetëm nëse ai zgjedh të heqë dorë nga vetmia. Por nëse kjo ndodh, atëherë e pëson vepra. Më kujtohet prapë Heminguei: Krijuesi e ndërton veprën e tij në vetmi, e në qoftë vërtet i zoti i duhet të përballet me përjetësinë ose mungesën e saj.
Unë zgjedh mungesën.
Brezi i fundit i artë, filmat e vjetër.
Politika, zgjodhi skenarët.
Geni Z, protestën.
Ata që njoh, ndryshuan profesion.
Elma, la teatrin por jo regjinë.
Jonidit, i zgjodhën QKK.
Lorini, të mos kalojë më nga e njëjta rrugë që i bie unë.
Vlora, zgjodhi Ergysin.
Gonxhja, vazhdon me qenin.
Gjëegjëzën me kinemanë e zgjodhën, por kush e zgjidh?
Varrmihësi?/ CNA
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...
Konspiracioni i radhës është se Parlamenti Evropian ka kon...
Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fush...
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua n...
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s me skandale s...
Para pak muajsh, Edi Rama e "shpëtoi" Shqipërinë nga turpë...
Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...
I gjendur në hall, e madje në hall të madh, Kryeministri E...
Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e M...
Disa njerëz janë vërtet patriotë. Disa hiqen si patriotë. ...
Këto nëntë konstatime janë vijim i reagimit të parë ndaj a...
Kur Evlija Çelebi mbërriti në Elbasan më 1670, e përshkroi...
Rama mendon se njerëzit duan thjesht emrin, lugën bosh e p...
Tik -taku i gjashtë muajve Tirana politike sot i ngjan sp...
Në një shfaqje si hije afër mesnatës në Parlament, Edi Ram...
Vëllezër dhe motra shqiptaro-amerikanë! Një retrospektivë...
Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep ...
“Përsëri Tirana pa kokë”. Ky është bërë refreni i kryemin...
Publikova një shkrim për ngritjen e Muzeut Hebraik në Vlor...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në në fshatin Ferm...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen nr.12 të Korçë...
Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me ho...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte rela...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ofroi Pekinit t’i sh...
Kina dërgoi këtë të diel dy panda gjigante në Shtetet e Ba...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi këtë të di...
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plena...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe shi...
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm në Evropë gjatë pe...
Këtë të diel, një dollar amerikan blihet me 80.1 lekë dhe ...