AKTUALITET /

"Jam Armand Duka, më duhen 100 mijë euro", kapen dy të rinjtë që tentuan të mashtronin të moshuarin

Dy të rinjtë u arrestuan teksa prisnin të merrnin paratë nga i moshuari.

Shkruar nga Versus

"Jam Armand Duka, më duhen 100 mijë euro", kapen dy të

Tiranë- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishin mashtruar një të moshuar për t'i marrë shumën e majme prej 100 mijë eurosh. Në pranga kanë rënë Edison Korra 24 vjeç dhe Orest Balla 23 vjeç. 

Të rinjtë kishin përdorur një profil të rremë në rrjetet sociale duke u prezantuar si Armand Duka, kreu i FSHF-së, i njohur i 64 vjeçarit për t'i kërkuar këtij të fundit paratë "cash". Policia ndërhyri në momentin që autorët prisnin të merrnin shumën e parave, ndërsa vijon puna për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast mashtrimi. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

Poll