Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar me kryeministrin Albin Kurti.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në takim u shqyrtua gjendja aktuale politike, miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe çështja e zgjedhjes së presidentit.
Hamza deklaroi, teksa po hynte në Kuvendin e Kosovës, se PDK-ja e konsideron miratimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara si çështjen më urgjente. Ai shtoi se, pas kësaj, partia e tij është e gatshme të diskutojë edhe për presidentin.
“Kemi biseduar për situatën politike, ku në qendër ishte projektligji për Dhomat e Specializuara, por edhe çështje të tjera, përfshirë zgjedhjen e presidentit. Për PDK-në, hapi i parë është miratimi i këtij projektligji. Nuk kemi diskutuar për emra, ndërsa kalimi i ligjit nuk përbën një detyrim, por një nevojë. Nëse ai miratohet, jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe temat e tjera”, u shpreh Hamza.
