Është mbajtur ditën e sotme seanca gjyqësore për 31 personat e arrestuar në sajë të operacionit antidrogë në Tiranë, të cilët shisnin lëndë narkotike pranë shkollave të kryeqytetit. Ndërsa mësohet se është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 31 trafikantët e vënë në pranga gjatë fundjavës që lamë pas.
Konkretisht janë lënë prapa hekurave për tregtimin e kokainës dhe heroinës nëpër shkollat e Tiranës, shtetasit: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Hënaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj,Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.
Ashtu sic kemi raportuar dhe më herët, në mesin e personave të arrestuar, për të cilin gjithashtu sot togat e zeza vendosën që ta dërgonin prapa hekurave është dhe ish-efektivi Engrid Hënaj. Ish-efektivi rezulton të ketë qenë arrestuar më parë për vjedhje, por është lënë i lirë. Ndërsa sot Gjykata e Tiranës ka vulosur "arrest me burg" për të dhe 30 personat e tjerë.
Sakaq bëhet me dije se po vijojnë intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e 14 personave të tjerë të cilët gjatë hetimeve të kryera rezultojnë se janë implikuar në shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe gjimnazeve në kryeqytet.

