Protestë në Maliq, banorët: Po na marrin ujin për fshatin tjetër

28 Shtator 2026 | 11:47

Banorët e fshatit Burimas, në Maliq, kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, duke u përplasur me policinë dhe përfaqësuesit e ujësjellësit, duke refuzuar marrjen e ujit nga fshti i tyre për të furnizuar një fshat tjetër.

Shkak i protestës është një projekt për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit fqinj, Zvezdë. Banorët e Burimasit kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i fshatit të tyre, pasi thonë se ndërhyrja mund të ndikojë në furnizimin e tyre me ujë.

Ndërkohë, gjatë përplasjes me policinë, një banor i fshatit nuk është ndier mirë dhe ka humbur ndjenjat. Menjëherë pas kësaj, në ndihmë i kanë ardhur banorët e tjerë të fshatit, të cilët e kanë ngritur nga vendi.

Për banorët, zgjidhja është që investimi për Zvezdën të realizohet pa prekur burimin nga i cili furnizohet Burimasi.

“Sot protestohet për ujin. Problemi, është hera e tretë e problemit për ujin. Për të marrë ujin e Golloberdës ta sjellin në Zvezdë. Për të na mashtruar, për të na gënyer. Kaq. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjë. Jo, nuk do ta lejojnë. Këta janë banorët e Golloberdës. Plus që do ngrihet edhe Zvezda, nuk do ta pranojmë këtë gjë. Të vijë të bëjë pusin në Zvezdë”, është shprehur një qytetar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca

Seanca e radhës e gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Progës ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar që çështja...
11:46 | 28/09/2026

Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, dy të rinj kapen në flagrancë teksa merrnin paratë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një 64-vjeçari përmes një skeme mashtrimi në një platformë...
11:43 | 28/09/2026

Ambasadorja e BE: Një demokraci nuk vlerësohet vetëm si bëhen zgjedhjet, por dhe te roli i Kuvendit

Ambasadorja e BE, Sofia Moreira De Sousa ka mbajtur këtë të hënë fjalën e saj në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian...
11:35 | 28/09/2026