Kuvendi i ri i Kosovës pritet ta miratojë sot një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza para seancës plenare të Kuvendit, deklaroi se projektligji për Dhomat e Specializuara të Kosovës është domosdoshmëri për historinë dhe të ardhmen e vendit.
Ai konfirmoi se të dielën është takuar me kryeministrin Albin Kurti, dhe ka bërë të ditur se kanë biseduar për Projektligjin për Dhomat e Specializuara gjithashtu edhe për çështjen e presidentit. Për këtë të fundit, ka thënë se nuk kanë folur për emra konkret.
Megjithatë, ai ka shprehur gatishmëri që, nëse kalon projektligji, PDK-ja të diskutojë rreth çështjes së presidentit.
“Jemi duke punuar, është domosdoshmëri për PDK-në, por edhe për Kosovën. Për historinë dhe të ardhmen e Kosovës, është top prioritet kalimi i këtij projektligji. Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë. Nuk besoj që ka asnjë arsye që partitë e tjera të mos e mbështesin. Situata politike dhe kalimi i këtij projektligji, por edhe tema të tjera, përfshirë temën e presidentit. Nuk kemi fol për emrat por nëse kalohet ligji, jemi të hapur për te diskutuar për tema tjera”, ka thënë ai.
© SYRI.net
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?
Kuvendi pritet të miratojë deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara
Digjet sërish shtëpia e gazetarit Vudi Xhymshiti, ai ngre dyshime për lidhje me punën e tij, përmend figura të PDK dhe AAK