Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Shtyhet për në tetor seanca

28 Shtator 2026 | 11:46

Seanca e radhës e gjykimit paraprak për vrasjen e Egli Progës ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa të akuzuarit kanë kërkuar që çështja e tyre të shqyrtohet me gjykim të shkurtuar.

Denis Meçe, i akuzuar për vrasje të kryer në bashkëpunim, ka kërkuar veçimin e çështjes së tij nga ajo e të pandehurve të tjerë, si dhe që të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Të njëjtën kërkesë i kanë paraqitur gjykatës edhe katër të akuzuarit e tjerë në lidhje me ngjarjen.

Për shkak të kompleksitetit të çështjes, gjykata nuk ka arritur të marrë një vendim gjatë seancës së sotme dhe ka vendosur ta shtyjë atë për në muajin tetor.

Në seancën e ardhshme pritet të përcaktohet nëse procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e Egli Progës do të zhvillohet me procedurën e zakonshme apo me gjykim të shkurtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mashtruan 64-vjeçarin për 100 mijë euro, dy të rinj kapen në flagrancë teksa merrnin paratë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një 64-vjeçari përmes një skeme mashtrimi në një platformë...
11:43 | 28/09/2026

Ambasadorja e BE: Një demokraci nuk vlerësohet vetëm si bëhen zgjedhjet, por dhe te roli i Kuvendit

Ambasadorja e BE, Sofia Moreira De Sousa ka mbajtur këtë të hënë fjalën e saj në konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian...
11:35 | 28/09/2026

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE, McAllister: Presim më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit

Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, deklaroi në Konferencën Ndërparlamentare se BE-ja pret më shumë rezultate në luftën kundër...
11:20 | 28/09/2026