Rama sulmon protestuesit, kërcënon BE-në dhe i kthehet raportuesit të PE: Bjeri shkurt se kam takim

Rama sulmon protestuesit, kërcënon BE-në dhe i kthehet raportuesit të PE: Bjeri shkurt se kam takim

11:25, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve evropiane, Edi Rama kërcënoi hapur Brukselin duke thënë se duhet ta anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

Sipas tij, nëse BE e lë në baltë Ballkanin Perëndimor, ky do ishte dështimi më i madh.

“Ndaj ne shpresojmë shumë, unë shpresoj shumë, që ju të mos na lini përsëri në baltë. Sepse në këtë kohë, po të lihemi ne në baltë, shkon përtej të lënit në baltë të një vendi, por është të lësh në baltë vetveten. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, nuk do jetë thjeshtë dështim, por do jetë dështimi më madhor”, tha Rama.

Edi Rama sulmoi sërish protestën qytetare, gjatë takimit me parlamentarët e BE-së në Konferencën Ndërparlamentare.

Ai u shpreh me ironi se parlamentarët e ardhur nga BE-ja janë argëtuar shumë me flamingot këto kohë, por nuk do i gjejnë aq të shumtë dhe të bukur këtu siç duken në instagram.

“Dua thjesht të ndaj me ju disa mendime në lidhje me këtë moment në Shqipëri. Kur flasim për këtë moment jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot edhe pse jam i bindur se nuk do gjeni aq shumë flamingo dhe nuk do jenë aq të bukur sa i ndajnë kolegët tuaj në Instagram,” tha Rama.

Ndërkohë Rama iu kthye edhe raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Kur ky i fundit po deklaronte se nuk mjafton vetëm të hapen kapitujt, por reformat duhet të jenë reale dhe të prekshme, Rama i kërkoi që t’i binte shkurt fjalës së tij.

Rama i tha të mos zgjatet shumë sepse ka një takim me disa gjermanë.

“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët dhe nuk i lë dot të presin. Aman, mos ia përmend Greqinë sot, se Gjermania humbi dje 1-0 ndaj Greqisë”, tha Rama, ndërsa Schieder vijoi fjalën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco