LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur. Rama: Europa mos të na lërë në baltë, do jetë dështim

• Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërqeveritare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ku morë pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe Parlamentit Europian. • I pari që mori fjalën ishte Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili deklaroi se procesi i integrimit europian i Shqipërisë nuk duhet të mbështetet vetëm te institucionet politike, por edhe te mbështetja e qytetarëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. • Peleshi theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke shtuar se duhet vijuar puna për të rritur mbështetjen e publikut në vendet anëtare për zgjerimin e BE-së. • Kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij me batuta duke deklaruar se preferon që të flasë vetë anglisht pasi nuk ka besim te përkthyesit. • Në fjalën e tij, Rama u kërkoi ndjesë të pranishmërve për vonesën, duke thënë se ishte për shkak të një takimi me Bajram Begajn. • Ai sërish sulmoi protestuesit duke thënë se flamingot nuk nuk duken aq bukur sa në foto. • Rama e cilësoi protestën e qytetarëve shqiptarë të cilët prej tre muajsh po protestojnë kundër tij, si një moment të bukur që po kalon vendi. • Më tej, ai u ndal edhe tek integrimi i vendit në Bashkimin Europian. • Në lidhje me këtë ai argumentoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit dhe dëshiron të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur. • Lideri i qeverisë i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të mos e lërë pas dore Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për vetë Evropën. • Rama tha se vendimet politike nuk duhet të shtyhen për momentin e fundit, ndërsa reformat dhe proceset e integrimit të vijojnë në bazë të meritave të secilit vend kandidat. • Duke iu referuar rënies së Murit të Berlinit, kryeministri theksoi se Europa ka nevojë për një sinjal të fortë se vendet e kontinentit janë bashkë. • Ai përdori edhe metaforën e “shtatë fëmijëve” të Ursula von der Leyen, duke iu referuar shtatë vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe nevojës që ato të jenë pjesë e së njëjtës tryezë europiane. • Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria duhet të bëj në mënyrë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. • Ai tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet parë vetëm si një projekt për të ardhmen, por si një proces që i përket të gjithë kontinentit. • Schieder theksoi se çështja nuk qëndron vetëm tek hapja e kapitujve, por tek mbyllja e tyre, duke shtuar se reformat duhet të jenë pjesë e shoqërisë. • Ndërsa, Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa konkretë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. • Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ajo vlerësoi përparimin në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve gjyqësore, kuadrin ligjor, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.

7 artikuj për këtë temë.

22 MINUTA ME PARE

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Sofia Moreira de Sousa

TIRANË- Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa konkretë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ajo vlerësoi përparimin në sundimin e ligjit, forcimin e institucioneve gjyqësore, kuadrin ligjor, të drejtat e njeriut dhe reformat ekonomike.

Ajo theksoi se, pavarësisht arritjeve, puna duhet të vijojë, duke kërkuar që fokusi të mbetet te rezultatet konkrete për qytetarët.

“Nuk ka vend më të mirë për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve, sepse zgjerimi është projekt politik. Integrimi është një projekt që bën bashkë popujt e ndryshëm. Shqipëria ka hapur 6 grup-kapitujt. E ardhmja europiane e Shqipërisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë. Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjen e të dhënave. Me Planin e Rritjes së BE-së, Shqipëria po përfiton nga disa prej mundësive që aktualisht i kanë edhe vendet anëtare. Për ne, kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve dhe ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike. Kjo është shumë e rëndësishme kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë. Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE-së. Destinacioni është më shumë se anëtarësimi, por është një Europë më rezistente ndaj kërcënimeve,” tha ajo./Dosja.al

27 MINUTA ME PARE

“Nuk mërzitem kurrë me Shqipërinë”, Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Andreas Schieder dhe Edi Rama

TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder deklaroi gjatë fjalës së tij në Konferencën Ndërparlamentare se po të flasësh për shtetin tonë, nuk mërzitesh asnjëherë.

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh, sepse ofron kaq shumë mundësi”, tha ai.

Ndërsa raportuesi vijonte fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ndërhyri me një batutë, duke kërkuar që diskutimi të mos zgjatej shumë, pasi kishte një takim të planifikuar me përfaqësues gjermanë.

“Kërkoj ndjesë se kam një takim me gjermanët dhe nuk i lë dot të presin. Aman, mos ia përmend Greqinë sot, se Gjermania humbi dje 1-0 ndaj Greqisë”, tha me humor Rama, ndërsa Schieder vijoi fjalën./Dosja.al

42 MINUTA ME PARE

“Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i integrimit europian dhe nevoja për një qasje më të shpejtë politike ndaj zgjerimit. Në fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së, Rama tha se vendimet politike nuk duhet të shtyhen për momentin e fundit, ndërsa reformat dhe proceset e integrimit të vijojnë në bazë të meritave të secilit vend kandidat.

Duke iu referuar rënies së Murit të Berlinit, kryeministri theksoi se Europa ka nevojë për një sinjal të fortë se vendet e kontinentit janë bashkë. Ai përdori edhe metaforën e “shtatë fëmijëve” të Ursula von der Leyen, duke iu referuar shtatë vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe nevojës që ato të jenë pjesë e së njëjtës tryezë europiane.

"Shpresoj që të gjithë, pavarësisht zellit apo ngurrimit, të gjejnë rrugën për t’i dhënë botës dhe Europës një sinjal shumë të fortë. Nuk është e vështirë një rrugë e tillë, është e thjeshtë, është si veza e Kolombit apo ajo e Helmut Kolnit kur ra muri. Ai nuk i shkoi Lindorëve t;i tregonte kapituj e shumtë për të plotësuar, por i tha: Ne jemi bashkë. Ende mund të shohësh dallime, ama çfarë mund të ndryshojë dhe lehtësojë është që vendimet politike të mos lihen në momentin e fundit.

Të merren tani dhe më pas të plotësohen proceset sipas meritave. Shtatë fëmijë ka Ursula dhe Europa ka shtatë kandidatë. Fëmijët e Ursulës u rritën në tavolinë, ajo nuk i tha vajzës shko rri me atë gangsterin rus apo vajzës të luajë me ato lodrat kineze. Ata ishin të gjithë në atë tavolinë, pavarësisht se fjala nuk i peshon te gjithëve njësoj, apo të gjithë hanë diçka.

Prandaj të gjithë duhet të jenë aty, siç thotë Helmut Koln. Nëse ti plotëson një kapitull, je anëtar për atë kapitull. Nëse nuk ke plotësuar një tjetër kapitull, je si fëmija i Ursulës. Ne shumë gjëra i kemi të përbashkëta. Nuk duhet të kujtohemi se jemi një kur kemi vetëm ndonjë sulm, a valë emigracioni. Është si veza e Kolmbit, shumë e thjeshtë, siç thotë kompania Nike: Bëjeni," tha Rama./Dosja.al

42 MINUTA ME PARE

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Andreas Schieder

TIRANA- Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder ka treguar detyrat që Shqipëria duhet të bëj në mënyrë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij në konferencën Ndërparlamentare e cila po zhvillohet në Tiranë, ai tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet parë vetëm si një projekt për të ardhmen, por si një proces që i përket të gjithë kontinentit.

Ai theksoi se çështja nuk qëndron vetëm tek hapja e kapitujve, por tek mbyllja e tyre, duke shtuar se reformat duhet të jenë pjesë e shoqërisë. Në fund, Schieder deklaroi se Shqipëria ndodhet në fund të garës dhe meriton të jetë anëtare e re e BE.

Andreas Schieder: Ende besoj se zgjerimi i BE nuk është vetëm projekt i së ardhmes por e meriton i gjithë konentineti. Dua të jap edhe unë kontributin tim për ta finalizuar këtë moment historik. Këtu në Shqipëri kemi 95 % të popullatës që është pro BE, Shqipëria është pararendësja e procesit të zgjerimit siç ka thënë Marta Kos. Raporti i sivjetshëm është votuar me një shumicë të madhe dhe kjo tregon që të gjithë e shohin përparimin e bërë nga Shqipëria. Shqipëria vite më parë ndërmori proces të vështirë, si vetting, reforma ekonomikë reforma në drejtësi, siguria dhe politika e jashtme ku Shqipëria është plotësisht në përputhje me BE. Tani ndodhemi në fazën e fundit të garës. Pra nuk është çështja që vetëm të hapen kapituj por edhe të mbyllur. Shqipëria meriton të jetë anëtare e re e BE./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria dëshiron të jet pjesë e Evropës, duke shtuar me shaka se për këtë arsyeje të gjithë kanë rënë dakord me njërit tjetrin se e dashurojnë atë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Shqipërisë, Rama u ndal te procesi i integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Në lidhje me këtë ai argumentoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit dhe dëshiron të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Lideri i qeverisë i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të mos e lërë pas dore Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për vetë Evropën.

Edi Rama: Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet ndryshe dhe e kanë kuptuar njerëzit që shumë gjëra po lëvizin dhe ka një zhvillim të dukshëm. Por njerëzit kanë edhe pyetje. Në vendet tuaja merret e mirëqenë BE sikur të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar dhe çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njërit tjetrin. Por për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës kemi rënë gjithnjë dakord dhe ne e dashurojmë Evropën. Ne shpresojmë që mos të na lini sërish në baltë, sepse shkon përtej dhe është si të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, do të jetë dështimi më madhor. Shpresojmë që të gjithë të gjejnë rrugën për t’i vënë botës dhe për t’i dhënë edhe vetë Evropës një sinjal të fortë. Unë besoj se nuk është aq e vështirë për të gjetur një rrugë të tillë./Dosja.al

57 MINUTA ME PARE

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”. Gjatë fjalës së tij në këtë event, ai ka sulmuar sërish protestuesit duke thënë se flamingot nuk nuk duken aq bukur sa në foto.

Rama e cilësoi protestën e qytetarëve shqiptarë të cilët prej tre muajsh po protestojnë kundër tij, si një moment të bukur që po kalon vendi. Më tej, ai tha se Shqipëria ka bërë mjaft përparim dhe ka kaluar në një epokë të re, ku sipas tij njerëzit mendojnë se gjërat mund të jenë më mirë.

Edi Rama: Dua të ndaj disa mendime kur flasim për këtë moment në Shqipëri. Jam i sigurt se jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot, edhe pse jam i sigurt se nuk duken aq bukur sa në foto. Por ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri. Shqipëria ka bërë mjaft përparim dhe ka kaluar në një epokë të re, ku njerëzit mendojnë se gjërat mund të jenë më mirë./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

"Po flas anglisht"/ Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare me batuta duke deklaruar se preferon që të flasë vetë anglisht pasi nuk ka besim te përkthyesit. Në fjalën e tij, Rama u kërkoi ndjesë të pranishmërve për vonesën, duke thënë se ishte për shkak të një takimi me Bajram Begajn.

“Po flas në anglisht, pasi nuk u kam shumë besim përkthyesve. Kërkoj ndjesë që ju kam lënë në pritje për disa minuta. Unë ju garantoj se nuk është model sjelljeje, por ndodhi sepse patëm një takim me presidentin dhe na u desh pak më shumë kohë. U ndjeva edhe më fajtor kur ju pashë duke pritur në atë dhomë të errët”, tha Rama./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....