Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Petro Gjikuria i shqetësuar për himarjotët: Oligarkët nga Tirana blejnë tokat e trashëguara për vila e fshatra turistikë, kurse vendasit nuk ndërtojnë dot dhe detyrohen t'i shesin

Shkruar nga Newsbomb
Petro Gjikuria i shqetësuar për himarjotët: Oligarkët nga
Petro Gjikuria i shqetësuar për himarjotët

Petro Gjikuria, ish-kandidati për kryebashkiak i Himarës, ka ngritur shqetësimin e himarjotëve dhe thotë se tokat e tyre po blihen nga oligarkët e Tiranës, sepse vendasit nuk marrin dot leje ndërtimi për shkak të pengesave e burokracive, kurse biznesmenët me vila e fshatra turistikë nuk e kanë këtë problem.

Ai ka publikuar një video të ndërtimeve në Palasë dhe thotë se sapo kalon tunelin e Llogorasë dhe hyn në territorin e Bashkisë Himarë, të bien menjëherë në sy ndërtimet që kanë shpërthyer kudo.

"Hotele, ndërtesa shumëkatëshe, fshatra turistike, vila dhe dhoma me qira po ndërtohen në çdo cep — në tokën e Himarjotëve, në tokën e banorëve nga Palasa deri në Nivicë. Por pyetja është: Kush po ndërton? Jo Himarjotët.

Në tokat e tyre ndërtojnë njerëz të ardhur nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Tropoja e nga çdo anë e Shqipërisë. Dhe nuk kemi asgjë kundër askujt për vendin nga vjen. Problemi është pabarazia. Sepse Himarjoti shpesh nuk mund të ndërtojë në tokën e tij", shkruan Petro Gjikuria.

 

Ai thotë se himarjotët detyrohen të shesin tokat e trashëguara brez pas brezi sepse nuk marrin dot leje, kurse të fortët, oligarkët dhe ata që kanë lidhje me pushtetin, sipas tij, duket se i hapin dyert shumë më lehtë. Petro Gjikuria thekson se ky nuk mund të jetë normaliteti i Himarës.

"Nuk mund të jetë normale që pronari i tokës të mos ketë mundësi të zhvillojë pronën e tij, ndërsa të tjerët të ndërtojnë mbi të. Për më shumë se 15 vjet, kjo është një nga pasojat që ne shohim çdo ditë: prona e Himarjotëve tjetërsohet, toka kalon nga duart e tyre dhe banorët e vendit të tyre shtyhen drejt largimit", thotë Petro Gjikuria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese