Pas fërshëllimës së arbitrit tifozët në ëëK Arena të Hamburgut, me Gjermaninë që doli e humbur nga sfida me Greqinë, tifozët shprehën pakënaqësinë e tyrë përmes fërshëllimave.
Ishte një humbje e dhimbshme kjo për Jurgen Klopp që në ndeshjen e tij të dytë në pankinën e Die Mannschaft nuk e ka gjetur akoma fitoren e tij të parë. Ish trajneri i Liverpool dhe skuadra e tij padyshim që u vunë në qendër të kritikave të shumta. Ai që u tregua më i ashpër ishte një kampion si Bastian Schweinsteiger që më shumë se me teknikun e kap me futbollistët.
‘Nuk jemi më një skuadër e elitës, kemi rënë në mediokritet. Nuk kemi ushtruar presion mbi kundërshtarët në mënyrë të tillë që të bënim të ndodhte diçka-tha Schweinsteiger-Duhen futbollistë që të jenë në gjendje të bëjnë diferencën. Greqia kishte Karetsas,m Tzolis dhe Pavlidis’.
Më pas Bastian Schweinsteiger doli në mbrojtje të trajnerit Jurgen Klopp.
‘Klopp nuk është magjistar. Është një punë e vështirë, por edhe futbollistët duhet të pyesin pak veten: kjo është e gjitha?-tha Schweinsteiger.
Rrethana e madhe lehtësuese në këtë fillim të vështirë të Klopp në pankinën e Gjermanisë qëndron te lloji i punës që po kërkon të bëjë te kombëtarja gjermane. Për këtë mjafton të shohësh listën e të grumbulluarve; plot 44 futbollistë janë thirrur prej tij. Pas dështimit të bujshëm në Botërorin 2026, gjermanët zgjidhën Klopp për të rilindur dhe trajneri ka ndërmarrë këtë rrugë; një bazë të gjerë, testimi i futbollistëve të rinj dhe përpjekja për të transmetuar principet e tij të lojës. Një proces që sigurisht ka nevojë për kohë.
Lini një Përgjigje