Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e dyshuar si pjesë e grupeve që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë shkollave.
Në kuadër të kësaj janë identifikuar 52 persona që dyshohet se ishin të përfshirë në veprimtarinë e shpërndarjes së drogës.
Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.
Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.
Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 14 persona të tjerë të identifikuar gjatë hetimit janë shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të policisë, gjatë fazës hetimore ishin arrestuar edhe 7 persona të tjerë.













