Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur. Rama: Europa mos të na lërë në baltë, do jetë dështim
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kush mori pjesë në tryezën e thirrur nga Beg...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
Opinioni i kualifikuar, "me rezervë", jepet kur ka mospërputhje ose prova të pamjaftueshme, por efekti i tyre është i kufizuar dhe i identifikueshëm, jo i përgjithshëm.
Fillimisht po e sqaroj lexuesin për opinionin që jep një auditues kur auditon pasqyrat financiare të një shoqërie. Sipas Standardit të Auditimit 705, kur nuk jepet opinion i pastër, ka tri variante, jo një të vetme. Opinioni i kualifikuar, "me rezervë", jepet kur ka mospërputhje ose prova të pamjaftueshme, por efekti i tyre është i kufizuar dhe i identifikueshëm, jo i përgjithshëm. Opinioni kundër jepet kur mospërputhjet janë aq të mëdha sa përshkojnë gjithë objektin e vlerësimit. Refuzim i opinionit jepet kur audituesi nuk arrin fare të mbledhë prova të mjaftueshme për të formuar gjykim. Ky shkrim qëndron te i dyti: boshllëqet e gjetura, konferenca e anuluar, mospërputhja mes 11 dhe 22 shtatorit, referencat pa dokument te emërimi, nuk janë raste të izoluara. Përshkojnë gjithë mënyrën si u trajtua çështja, nga emërimi te shpjegimi publik i të dielës, dhe për këtë arsye kërkojnë kundërshtim, jo thjesht rezervë.
Kur një kryeministër njofton një konferencë për shtyp dhe në fund jep një video, gazetarët por edhe qytetarët kanë të drejtë të pyesin se çfarë u shmang. E diela në Rinas ishte pikërisht kjo. Një natë më parë ishte njoftuar salla e shtypit në aeroport, u shtuan masat e sigurisë dhe u premtua një adresim i drejtpërdrejtë, "sy më sy". Në fund doli një video mesazh i parapërgatitur, i shpërndarë me regji nga vetë Kryeministria, ndërsa gazetarët dhe ekipet e xhirimit prisnin jashtë. Sy më sy, pra, por përmes kamerës.
Në gjuhën e auditimit kjo quhet kufizim i fushëveprimit. Kur subjekti vendos vetë çfarë do t’i shqyrtohet, mendimi nuk mund të jetë pa rezervë. Rrjedhja e materialeve hetimore në rrjete sociale, përpara vendimit të gjykatës, është problem real, që cenon prezumimin e pafajësisë së kujtdo që hetohet. Por ky problem lindi brenda vetë institucioneve që ai drejton, dhe ta përmendësh si shqetësim ndërsa shmang pikërisht pyetjet që do ta sqaronin, nuk e shlyen atë përgjegjësi. Administrimi i dosjes dhe emërimi që e solli deri këtu mbeten çështje të përgjegjësisë politike, dhe kjo përgjegjësi është e tija.
Fjala u ndërtua mbi një narrativë që prej kohësh e shoqëron kryeministrin tonë, se përgjegjësia është individuale. Ky parim vlen vetëm nëse zbatohet njëlloj për të gjithë, dhe këtu hyn kontrolli i konsistencës. Më 11 shtator, kryeministri e mbrojti sërish Belinda Ballukun, të akuzuar nga SPAK për cenim të barazisë në tendera, duke thënë se SPAK kishte hyrë në territorin e tij. Më 22 shtator, për Vlora Hysenin, tha se nuk bën avokatinë e askujt dhe e shkarkoi brenda ditës. Më 27 shtator e vlerësoi punën e saj, tha se ajo ka një borxh moral ndaj vendit, e cilësoi masën ekstreme dhe kritikoi mënyrën si u administrua dosja. Pesë ditë ndajnë një deklaratë që s’bën avokatinë e askujt nga një fjalim që i afrohet asaj. Ky nuk është krim. Në auditim quhet mospërputhje kronologjike dhe shënohet me të kuqe.
Më i rëndësishmi në gjithë këtë çështje mbetet vetë emërimi. Sipas kryeministrit, Vlora Hyseni u vendos në krye të SHISH mbi referencat e “shkëlqyera” të shërbimeve partnere, pas vitesh si këshilltare e tij për sigurinë kombëtare, që nga shtatori 2021. Një referencë është burim informacioni, jo provë. Standardi i Auditimit 500 kërkon prova të mjaftueshme dhe të përshtatshme, dhe një letër rekomandimi nuk plotëson asnjërën prej tyre. Askush nuk i kërkon kryeministrit të parashikojë të ardhmen e një bashkëpunëtori. I kërkohet vetëm të tregojë çfarë kontrolli u bë për të kaluarën, përpara dekretimit. Kjo pyetje nuk iu drejtua askujt të dielën, sepse nuk pati kush ta bënte.
Kryeministri e quan atë që po ndodh vetëpastrim të sistemit dhe e paraqet si arritje të Reformës në Drejtësi madje arritje të tij personale. Në auditim e njohim mirë këtë lloj kontrolli, quhet kontroll pas ngjarjes. Ky lloj kontrolli nuk parandalon. Kontrolli parandalues fillon para emërimit, jo pasi SPAK troket tek dera. Nëse përgjegjësia i kthehet gjithmonë individit që bie dhe kurrë atij që e zgjodhi, atëherë vetëpastrimi nuk është pastrim i sistemit, është thjesht zëvendësim personeli.
Vizita në Nju Jork e shton këtë debat, por kërkon kujdes mes asaj që është fakt dhe asaj që mbetet pretendim. Është folur shumë se Rama nuk zhvilloi asnjë takim dypalësh me lider të rëndësishëm rajonal, europian apo botëror. Agjenda zyrtare e plotë e vizitës nuk është publikuar dhe pretendimi mbetet i pakonfirmuar, por as nuk deklarohet i pavërtetë. Po ashtë është folur për një çmim prej rreth 15 mijë dollarësh për dhomën më të vogël të hotelit ku qëndroi delegacioni dhe qytetai pyet se kush e paguan faturën. Faturë të publikuar nuk ka, ndaj shifra nuk mund të trajtohet si fakt i vërtetuar, por as nuk deklarohet i pavërtetë. Shpenzimi pa dokument nuk është shpenzim i vërtetuar, është thjesht pyetje, dhe kjo pyetje ka adresë të qartë, Kryeministrinë. Përgjigjja kërkon një fletë llogarie, jo një video.
E njëjta logjikë vlen edhe për fjalën vetë. Kryeministri foli gjatë, me shumë figura letrare dhe me plot fjali mbrojtëse, por asnjë prej tyre nuk zëvendëson një dokument. Kush verifikoi referencat e shërbimeve partnere përpara emërimit, dhe në çfarë forme u regjistrua ai verifikim? Sa kushtoi delegacioni në Nju Jork dhe nga cili zë buxhetor u mbulua? Këto janë pyetje me përgjigje të matshme, jo pyetje retorike. Një fjalim, sado i gjatë, mbetet deklaratë e palës nën shqyrtim, jo provë. Kjo është arsyeja pse gazetari dhe audituesi bëjnë të njëjtën punë në thelb: nuk pyesin nëse dikush beson veten të pafajshëm, pyesin ku është letra që e vërteton.
Kryeministri u kthye duke thënë se Shqipëria nuk kthehet pas. Një vend nuk ecën përpara me video të parapërgatitura dhe me pyetje që mbeten jashtë sallës. Këshilli i Sigurisë, i thirrur për të hënën, është vendi ku shteti duhet t’u japë përgjigje përgjegjësive institucionale. Mendimi im si audituese është kundër, jo me rezervë: kufizimi i fushëveprimit, mospërputhja mes 11, 22 dhe 27 shtatorit dhe mungesa e provës te emërimi nuk janë probleme të veçuara, përshkojnë gjithë justifikimin që kryeministri ofroi të dielën. Këto probleme nuk zgjidhen me një përgjigje me video. Por vetëm me kontroll të pavarur dhe të dokumentuar mbi themelin e çështjes: kush verifikoi çfarë, para se të ndodhte dëmi.
Edhe diçka, makina që përdor kryeministri paguhet nga Partia Socialiste. Po Partia Socialsite ku i gjen paratë?
Enton Abilekaj Që nga kanabizimi i organizuar prej qeverisë në vitin 2016, dhjetra skandale të mëdha kanë ndodhur, qindr...
Auron Janku Çfarë ndodh me një vend kur ata që fituan luftën nuk dinë të largohen nga pushteti?Lufta ka një fund....
Edi Rama Ekziston një paradoks politik që Europa vazhdon ta vëzhgojë me njëfarë tolerance. Shqipëria është qev...
Irena Beqiraj Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë. Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaf...
Zgjedhjet parlamentare të Rusisë ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për një raund të ri në luftën e ...
Deputeti Braçe e ka cilësuar situatën ditën e fillimit të punimeve të Kuvendit si një shfaqje të “fashizmit&rd...
Meri Lika Ka një moment në jetën e çdo vendi kur ajo që dyshohet dhe flitet ndër popull, kthehet papritur në dokument....
Në shumë pjesë të Evropës Jugore, turizmi cilësohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor...
Enver Robelli Të “rebeluarit” e LDK-së vetëm duhet t’u tregojnë qytetarëve se për çka po “rebe...
Andi Bejtja Nuk ka nevoje te shikosh te dhenat e Eurostat ku nenvizohet se cmimet e ushqimeve ne Shqiperi jane rritur 5 here me shume se mesatarja europian...