“A do më lini ta drejtoj këtë Komision?”/ Manja i tërheq vërejtje Blushit, ndërpret mbledhjen pas përplasjes me Mziun

28/09/2026 12:10

Nisi me batuta dhe vijoi me tensione mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Drejtuesi Ulsi Manja, në fillim, shkëmbeu batuta e ironi me deputetin e PD-së, Saimir Korreshi, ndërsa më pas i tërhoqi vërejtje Tedi Blushit për gjuhën e përdorur në komision.

Përplasje pati edhe me Xhelal Mziun, kur i kujtoi këtij të fundit se e kishte përfunduar kohën për të folur.

“A do më lini ta drejtoj këtë Komision?”, tha ai, ndërsa më pas kërkoi 2 minuta pushim, e më pas u rikthyen sërish në mbledhje.

Top Channel