
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë. Pas kësaj zjarri është përhapur dhe ka rrezikuar disa banesa që ndodheshin pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe kanë bërë të mundur vënien e zjarrit nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po hetojnë më shumë në lidhje me këtë.