E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Pas dorëheqjes së Vuçiç, Brnabiç merr detyrën e Presidentes, zgjedhjet e reja brenda tre muajve

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka marrë sot drejtimin e Presidencës së Serbisë. Ajo do të jetë Presidente në detyrë së Aleksandër Vuçiç nga posti i presidentit.

Sipas Kushtetutës, Brnabiç mund të qëndrojë në detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes për një periudhë jo më të gjatë se 90 ditë.

Sipas Ligjit për Presidentin, gjatë kohës që zëvendëson presidentin e Republikës, kryetarja e Kuvendit ka të drejtë të përfaqësojë Republikën e Serbisë brenda dhe jashtë vendit, të presë letrat e revokimit dhe kredencialet e përfaqësuesve diplomatikë të huaj, të shpallë zgjedhjet për Kuvendin, t’i propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër, të ushtrojë kompetencat në fushën e mbrojtjes së Republikës së Serbisë dhe të komandojë Ushtrinë e Serbisë.

Pas marrjes së detyrës së presidentes së Republikës, Brnabiç deklaroi se e konsideron një nder marrjen e këtij funksioni nga Aleksandër Vuçiç. Ajo vlerësoi gjithashtu angazhimin e tij në krye të shtetit.

“Besoj se Serbia nuk do të ketë më kurrë një president që është luftuar kaq shumë, që ka qenë kaq i përkushtuar dhe që ka lënë gjithçka tjetër mënjanë për hir të Serbisë. Është nder për mua që e marr këtë detyrë nga një njeri i tillë dhe që mund ta ruaj këtë pozicion derisa populli të zgjedhë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Serbisë”, tha Brnabiç në Presidencën e Serbisë pas ceremonisë së dorëzimit të detyrës.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.