Kupa e Shqipërisë ndryshon axhendën, 3 ndeshje luhen në ditën e sfidës së Kombëtares

Kupa e Shqipërisë do të rikthehet në skenë pas pauzës së ndeshjeve të Kombëtares, por disa prej sfidave të turit të parë do të zhvillohen ende gjatë angazhimit të kuqezinjve.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndryshime në kalendarin e ndeshjeve të turit të parë, duke programuar tre përballje për 6 tetor, datë kur Shqipëria do të presë San Marinon.
Bëhet fjalë për takimet Skënderbeu–Naftëtari, Flamurtari–Gramshi dhe Besëlidhja–Sopoti, të cilat janë planifikuar të nisin në orën 13:30.
Ndërkohë, pjesa tjetër e programit të këtij turi do të zhvillohet më 7 tetor. Në total, janë 13 ndeshje të tjera që aktualisht janë parashikuar për t’u luajtur një ditë më vonë.
Kështu, Kupa e Shqipërisë do të rikthejë aktivitetin për klubet, ndërsa Kombëtarja do të jetë ende në fushë për ndeshjen ndaj San Marinos. Ndryshimi i axhendës sjell një kalendar të ngjeshur në futbollin shqiptar në ditët e para të tetorit.
KALENDARI I NDESHJEVE
Turi i parë
06.10.2026 ora 13:30
Skënderbeu – Naftëtari
Flamurtari – Gramshi
Besëlidhja – Sopoti
07.10.2026 ora 13:30
Bylis – Albpetrol
KF Laçi – Këlcyra
Pogradeci – Delvina
Iliria – Veleçiku
Besa – Devolli
Kastrioti – Luz i Vogël 2008
Burreli – Eagle Football
Korabi – Tërbuni
AF Luftëtari – Tomori
Kukësi – Erzeni
Apolonia – Maliqi
Lushnja – Shiroka
Oriku – Butrinti




