Rritet interesi për “Bujqësorin”, reformimi i programeve e bashkëpunimi me universitetin Boku të Vjenës japin rezultat

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka reformuar tashmë të gjithë ofertën akademike, duke bashkëpunuar me universitetin “BOKU” të Vjenës. Sipas rektorit të këtij universiteti, Fatbardh Sallaku, reforma e re është pritur mirë nga maturantët.
“Ne jemi gati për të filluar regjistrimet e fazës së dytë. Jemi të lumtur të konfirmojmë që kemi 30% më shumë aplikime krahasuar me të njejtën fazë të vitit të shkuar. Ne presim sërish një numër të lartë regjistrimesh”, u shpreh rektori Sallaku.
Përtej programeve më të preferuara, Sallaku vë theksin edhe të programet të cilat i cilëson strategjike për ekonominë e vendit.
“Fakultetin e ekonomisë ku dy tre janë mbi 80%, si menaxhim biznesi apo financë. Ajo që do vendosja theksin është te disa programe që janë strategjike dhe jetike për ekonominë e Shqipërisë si programi i shkencave të bujqësisë dhe sigurisë së ushqimeve, që mbart njohuri të agronomisë, mbrojtjes së bimëve, zooteknisë, apo program i inxhinierisë së ujit dhe mjedisit, inxhinierisë së pyjeve, veterinare. Do thoja që është oferta e Shqipërisë së viteve 2050, pasi janë kompetenca që lidhen me ushqimin. Të gjitha do ndryshojnë por ushqimi është i pandryshuar”, tha rektori.
Në raundin e dytë të regjistrimeve në UBT ka patur edhe më shumë aplikime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Ne jemi gati për të filluar regjistrimet e fazës së dytë. Jemi të lumtur të konfirmojmë që kemi 30% më shumë aplikime krahasuar me të njëjtën fazë të vitit të shkuar. Ne presim sërish një numër të lartë regjistrimesh.
Unë shpresoj shumë që zgjedhjet e para të jenë për këto programe, pasi shpresoj shumë. Janë programe që përkthehen në profesione, njihen në çdo cep të globit, programe me një diplomë që merr një i ri në BE”, tha Sallaku.
Raundi i dytë pritet të plotësojë edhe kuotat e mbetura në 12 programet bachelor që ky universitet ofron.




