Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi përmes mashtrimit në rrjetet sociale, tentuan të zhvasnin një 64-vjeçar, duke i marrë një shumë prej 100 mijë eurosh
Në pranga kanë rënë shtetasit Edison Korra dhe Orest Balla.
Ata e kanë kontaktuar përmes një profili të rremë në rrjetet sociale, të krijuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit.
Mësohet se i janë prezantuar të emër të kreut të FSHF, Armand Dukës.
Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.
Finalizohet operacioni i koduar “Seen”. Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.
Mashtruan një 64-vjeçar, nëpërmjet një profili të rremë me kredencialet e një të njohuri të tij, për t’i marrë 100 000 euro, arrestohen në flagrancë, kur po merrnin paratë, 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.
Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.
Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.
Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Duhet keputur dy duart me patjeter dhe kur te fillojne te vjedhin me kembe prisjuni dhe kembet
64 vjecari —> rrote kari
si ka mundesi te biesh pre e ketyre bastardeve, sot njeriu nuk jep 100 euro borxh jo me 100 mije euro;
As 10 mije po direkt 100 mij.. hahahahaha. Pastaj ku e kan ditur ata qe 64 vjecari I ka pasur gjith kto lek? Dhe pse me emrin Armando Duka? Apo 64 vjecari ka kerkuar ndonje favor Dukes? Tregojeni historin tamam jo vetem ku te intereson. Si do qe te jet, atyre mire u a ben. Ti len aty brenda nja 5 vjet mire do jet.