Konferenca Ndërparlamentare/ Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur. Rama: Europa mos të na lërë në baltë, do jetë dështim
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë 28 Shtator...
Mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ja kush mori pjesë në tryezën e thirrur nga Beg...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
Në një deklarim për media para seancës së të hënës në Kuvendin e Kosovës, Hamza tha se për këtë projektligj ka diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, në një takim të mbajtur të dielën.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se nëse miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, subjekti më i madh opozitar në Kosovë është i hapur të diskutojë për temat e tjera me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Në një deklarim për media para seancës së të hënës në Kuvendin e Kosovës, Hamza tha se për këtë projektligj ka diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, në një takim të mbajtur të dielën. Sipas Hamzës, në takimin me kreun e LVV-së, Kurti, është biseduar edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, por pa diskutuar rreth emrave të mundshëm.
“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera", tha ai.
Hamza shtoi se duhet pritur ditët në vijim për të kuptuar nëse LVV mbështet këtë projektligj, i cili, sipas tij, është domosdoshmëri për PDK-në dhe prioritet për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
“Ne nuk po kërkojmë që të ndalet drejtësia, ne jemi kundër padrejtësisë”, tha Hamza, ndërsa shtoi se as partitë e tjera nuk kanë arsye për të mos e mbështetur.
PDK-ja dorëzoi projektligjin në Kuvend më 21 shtator, disa ditë pasi ajo që njihet si Gjykata Speciale e Kosovës dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen nga Gjykata në Hagë të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale.
Mbështetje kësaj nisme i ka dhënë Aleanca, teksa nga LVV-ja thanë se do të shqyrtojnë fillimisht në aspektin juridik, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se projektligjin e PDK-së e ka dërguar te një ekip ekspertësh, por ende nuk mund të japë një vlerësim për përmbajtjen e tij.
Megjithatë, ajo pati kritika që për të nuk ka pasur konsultime, duke shtuar se do të ishte më e drejtë që ai të hartohej nga Komisioni për legjislacion ose paraprakisht të konsultohen ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së dhe ekspertë të fushës.
Çështja e presidentit
Në një aktgjykim të 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi se afati për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është deri më 6 tetor. Sipas saj, afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.
Që nga 4 prilli, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit. Ky funksion, sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtrohet më shumë se gjashtë muaj. Pas rundesh të bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së së Lumir Abdixhikut, palët arritën një marrëveshje në fund të gushtit për një president konsensual, dhe dy partitë propozuan për postin e presidentit Bekim Sejdiun.
Por, një ditë pas njoftimit për marrëveshjen u bë e ditur se gjashtë deputetë të LDK-së nuk e përkrahnin këtë kandidaturë – duke bërë që, në praktikë, Sejdiu të mos kishte 81 votat e nevojshme – dy të tretat e Kuvendit me 120 ulëse, që kërkohen për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Megjithatë, më 14 shtator Sejdiu njoftoi se tërhiqet nga kandidatura për president për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për zgjedhjen e tij. Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja – që do të ishin të katërtat që nga shkurti i vitit 2025 nëse partitë nuk gjejnë ujdi që ta zgjedhin kreun e ri të shtetit para afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese./REL
SHSH TIRANA- Grupi iranian i hakerëve HomeLand Justice ka publikuar në Telegram një seri dokumentesh, ku pretendohet se përfshihen...
Pamje LEZHA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë. Pas ...
Gjykata e Tiranës TIRANA- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e ...
Armand Duka TIRANË- Dy të rinj, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi kan&eu...
Viktima KORÇA- Seanca gjyqësore për vrasjen e Egli Progës është shtyrë ditën e sotme, pasi të akuzuarit...
Pamje MALIQ- Këshilli Bashkiak i Maliqit ka kundërshtuar reformen e re territoriale të propozuar nga PS, e cila parashikon bashkimin e ...
Foto ilustruse TIRANA- Seanca për dosjen "Partizani" është shtyrë për në datën 12 tetor në GJKKO. Ky vendim ka...
TIRANË- Shqipëria po përballet me një krizë të heshtur, por me pasoja afatgjata për të ardhmen e saj ekonomike: munges...
Pamje ANGLI- Një gjyqtar britanik i dha anonimitet një shtetasi shqiptar, i dënuar disa herë për vjedhje dhe që përballe...
Foto ilustruse TIRANA- Sot nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bojkoti i avokatëve ...