Papa Leo thirrje negociatorëve të bëjnë lëshime për paqen në Ukrainë

28 Shtator 2026 | 12:25

Papa Leo u shpreh të hënën se negociatorët që kërkojnë t’i japin fund luftës në Evropë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë disa pozicione për të arritur paqen, pasi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme të Rusisë në Ukrainë vazhdojnë të dështojnë.

Papa i parë amerikan, duke folur në Metz u ankua se “lufta është rikthyer, madje edhe në Evropë: një masakër e re e pakuptimtë, që merr jetë të panumërta civile çdo ditë”.

Duke ofruar vizionin e tij më të qartë politik deri më tani për Evropën, Leo vlerësoi gjithashtu integrimin dhe multikulturalizmin në një kohë kur e djathta ekstreme po fiton forcë në të gjithë rajonin.

Ai u bëri thirrje evropianëve të kujtojnë vlerat themelore që mbështesin BE-në, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim race, ngjyre, klase apo profesioni.

Leo e filloi vizitën e tij katër-ditore të premten me një paralajmërim se Kombet e Bashkuara dhe organe të tjera shumëpalëshe ishin në krizë dhe se dialogu ndërkombëtar rrezikonte të shndërrohej në një “farsë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbyset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, 3 të vdekur

Tre persona humbën jetën të hënën, pasi një varkë që po tentonte të kalonte Kanalin Anglez drejt Britanisë u përmbys në brigjet e Francës, njoftuan...
12:16 | 28/09/2026

Kremlini: Ukraina po paguan çmimin për sulmet ndaj Rusisë

Kremlini tha të hënën se Ukraina po paguante çmimin për sulmet e saj ndaj Rusisë në muajt e fundit dhe do të vazhdonte ta bënte...
12:09 | 28/09/2026

Parlamenti hungarez i heq imunitetin Peter Magyar dhe dy ish-ministrave të Orban

Parlamenti hungarez të hënën, i hoqi imunitetin kryeministrit Peter Magyar dhe dy ish-ministrave të Viktor Orban , të cilët janë të përfshirë në raste të...
12:01 | 28/09/2026