“Kishte pajisje të vjetra elektroshtëpiake”/ I moshuari u gjet i karbonizuar në banesën e djegur në Fier, policia zbardh shkaqet e ngjarjes së rëndë
Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 16 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.
Operacioni i koduar “Transit” u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në pranga ra shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet të marrë me qira 16 emigrantë nga vendet e treta: 9 nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi.
Sipas Policisë, emigrantët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi. Automjeti i marrë me qira është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Top Channel