web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ermal Jauri në krye të AKSIK/ Nga skandali i agjencisë së punësimit, te drejtimi i sigurisë së informacionit

28 Shtator 2026, 12:05, Denoncim CNA

Ermal Jauri në krye të AKSIK/ Nga skandali i agjencisë së

Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në strukturat e sigurisë kombëtare më 16 shtator, duke emëruar Ermal Jaurin në krye të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Ermal Jauri në krye të AKSIK/ Nga skandali i agjencisë së

Ky emërim ngre shumë pikëpytje për figurën e tij, sepse profili i Jaurit është lidhur më parë me skandale të denoncuara në media.

Në janar të vitit 2020, ai u denoncua në emisionin investigativ "Stop", në cilësinë e administratorit të agjencisë së punësimit "Europa Agency".

Ermal Jauri në krye të AKSIK/ Nga skandali i agjencisë së

Asokohe disa qytetarë denoncuan se agjencia e drejtuar prej tij u kishte marrë mijëra euro për kontrata pune jashtë vendit, kryesisht në Danimarkë dhe Gjermani.

Në një nga rastet e denoncuara në STOP, administratori mbajti të bllokuara plot 5 mijë euro të një qytetari për më shumë se një vit.

Gjatë përballjes në emisionin investigativ, alibitë e tij u rrëzuan kur përfaqësuesja e një agjencie tjetër partnere paraqiti mandatet bankare që provonin kalimin e parave, ndërkohë që vetë Ermal Jauri (sot drejtor i AKSIK) kërkonte të mos ballafaqohej me median dhe qytetarin që e akuzonte.

Një tjetër denoncim i publikuar asokohe në STOP, por edhe në CNA.al ishte i një qytetari dhe bashkëshortes së tij, që aplikuan përmes "Europa Agency" për të punuar në bujqësi në Kopenhagen me një pagë prej 1 mijë eurosh në muaj secili.

Pas tre muajsh pune, paratë nuk u kaluan në llogari dhe agjencia u kërkoi të qëndronin edhe 2 muaj të tjerë, periudhë pas së cilës ata morën ekspuls dhe u kthyen në Shqipëri. Në vend që t'i paguante, Jauri i dërgoi sërish për punë në Gjermani, nga ku gjithashtu u kthyen mbrapsht, duke vazhduar kalvarin e mosmarrjes së parave. 

Pavarësisht denoncimeve të kaluara, Jauri ka vijuar karrierën e tij drejt majave të administratës publike, duke marrë tashmë në dorë një nga institucionet më sensitive të shtetit.

Ermal Jauri në krye të AKSIK/ Nga skandali i agjencisë së

AKSIK është institucioni kyç përgjegjës për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara të sigurisë kombëtare, si dhe për proceset e verifikimit dhe pajisjes me certifikata sigurie të zyrtarëve të lartë dhe personave që kanë akses në të dhëna konfidenciale shtetërore.

Dorëzimi i një institucioni jetik të sigurisë në duart e një personi të akuzuar për abuzime financiare ndaj qytetarëve ngre pikëpyetje mbi kriteret e pastërtisë së figurës dhe integritetin e emërimeve në majat e administratës publike./ CNA





Lajmet e fundit nga