Kreu i grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi kundërshtoi në Komisionin e Ligjeve projektin e PS-së për reformën territoriale. Ai e cilësoi antikushtetues dhe të ngjashëm me tenderët e paracaktuar të Ramës dhe Ballukut.
Ai kritikoi mungesën e konsultimeve me banorët e bashkive që preken dhe ngriti pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes së tyre, duke thënë se vendimi është i motivuar politikisht. Blushi kërkoi që procesi të ndalet dhe të merret në shqyrtim edhe propozimi i opozitës për një ndarje të re administrative.
Fjala e Tedi Blushit
Unë dua t’ju kujtoj faktin që në qoftë se ka një Komision përgjegjës për respektimin me rigorozitet të Kushtetutës, është pikërisht Komisioni i Ligjeve.
Ndaj dua t’ju kujtoj që avancimi i një procesi antikushtetues nga Komisioni i Ligjeve, që është garanti për mbrojtjen e Kushtetutës, nuk mund të vijojë.
Shoh që keni thirrur sot për konsultim edhe subjekte apo aktorë të firmave të Gysit apo aleatë me bandat në pushtetin lokal edhe kjo është zgjedhja juaj.
Megjithatë, meqenëse kolegia Bylykbashi ka marrë përsipër të mbrojë një akt thellësisht antikushtetues, dua ta pyes, kur bëtë fushatë në Cërrik dhe në Belësh, a u premtuat që do ju shkrini bashkinë?
Sikundër kam një pyetje për Z. Komici që banorët e Prrenjasit e nxorrën nga takimi.
Ju drejtova Znj. Bylykbashi meqenëse është dhe nismëtare e këtij projektligji dhe meqenëse ka bërë fushatë dhe në Cërrik dhe në Belësh.
Këtyre banorëve të këtyre bashkive që ju propozoni të shkrini, a u premtuat që do u shkrinit bashkitë?
Sepse e kemi parë Z. Komici që e kanë dëbuar nga mbledhja banorët e Prrenjasit.
Po sjell shembuj konkretë të konsultimeve publike që ju keni bërë në terren si mazhorancë.
Shoh në këtë mbledhje që është i pranishëm kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit, kur është zhvilluar konsultimi në këtë bashki?
Nuk ka patur kurrë konsultime në këtë bashki.
Ndaj për të përfunduar qëndrimin tim, është për të ardhur keq që ndërkohë që ndërkohë që keni një tjetër propozim në tavolinën tuaj edhe në sirtarët e Kuvendit të Shqipërisë, që është propozimi i opozitës së bashkuar për një tjetër ndarje të re Administrative, do ju kërkoja në respekt të rregullores që buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, të mos avanconi me një projekt që i përngjason tenderave të paracaktuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Se jam i bindur se në qoftë se sot Rony Yeffet do jetonte në Fushë-Arrëz , do e kishit lënë bashki më vete.
Sikundër jam i bindur se në qoftë se Gysi do jetonte në Memaliaj, sigurisht që edhe Memaliajt do i kishit dhënë statusin special.
Ndaj, ta ndërpresim këtë proces dhe në qoftë se nuk doni ta ndërprisni këtë proces për të marrë në vlerësim edhe një tjetër propozim të opozitës, atëherë më vjen keq po, po më ngjasoni të gjithë me Vlora Hysenin, doni ti fikni radarët të 15 bashkive, port ë jeni të sigurt që nuk mund të lejojmë ti fikni radarët për 15 bashki, të cilat as nuk i keni pyetur, përkundrazi janë ngritur në revoltë.
Sot, banorët e Policanit, socialistë të Policanit, të Maliqit, të Memaliajt po ngrohen me teserat e Partisë Socialiste.
Ndaj dëgjoni thirrjen e tyre dhe mos avanconi, pra këtu është procedura, mos avanconi me një proces thellësisht antikushtetues.
© SYRI.net
VIDEO/ Rama mbrohet me gardë përballë pyetjeve të SYRI TV, Ambrozia Meta: Ku e gjente aq pushtet Agasi?
‘Alibia e Ramës ka rënë’, Bardhi: Arkitekti i kapjes së shtetit duhet të mbajë përgjegjësi dhe të largohet
‘Ursula ka 7 fëmijë’/ Rama paralajmëron Von der Leyen para vizitës: Mund të shkojmë me ‘gangsterin rus’